Gjykata Kushtetuese vendos në datën 12 korrik për mandatin e Shukri Xhelilit i cili vuan dënimin në burg pasi i ka kërkuar favore seksuale një 20 vjeçareje për një vend pune

Ish kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili kërkon rikthimin në detyrë pasi u shkarkua për shkak të videoskandalit.

Ndaj Xhelilit, janë ngritur 3 akuza. Akuza e parë është ajo për marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën dhe sipas nenit 105 të Kodit Penal, shkelje për të cilën ai rrezikon 3 vite burg.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)