Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për deputetin Rakip Suli, ku rrëzoi kërkesën e PD për heqjen e mandatit.
 
PD depozitoi një kërkesë në Gjykatë ku kërkonte heqjen e mandatit për Sulin me arsyetimin se ka përfituar tendera publike, por Kushtetuesja e rrëzoi.
 
Në qëndrimin e saj, opozita ka theksuar se deputeti Suli ka qenë në konflikt të pastër interesi, pasi i biri i tij, ka përfituar fonde publike nëpërmjet dhënies me qera një godine per OSHEE-në. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pak muaj më parë i dha fund pretendimit të opozitës.
 
Në zbardhjen e vendimit, Gjykata Kushtetuese publikon argumentet për rrëzimin e kërkesës së PD.