Penalitetet ndaj notereve deri në ndjekje penale, Gjykata Kushtetuese rrëzon nenin që u hiqte licensën

Penalitetet ndaj notereve deri në ndjekje penale, Gjykata Kushtetuese rrëzon nenin që u hiqte licensën

Neni 26 i ligjit për noterin i cili në pikën një të tij kushtëzonte ushtrimin e këtij profesioni për shkak të shkeljeve disiplinore është shfuqizuar nga gjykata kushtetuese. Ky nen parashikonte se: "Noteri kryen një shkelje disiplinore në rastet kur: vepron në kundërshtim me dispozitat ligjore ose nënligjore; kryen veprime ose mosveprime që janë në kundërshtim me Kodin e Etikës Profesionale dhe që cenojnë rëndë besimin e publikut në sistemin noterial; shkel detyrimet ligjore të anëtarit të Dhomës të parashikuara në këtë ligj".

Po ashtu shkelje e cila i rrezikonte noterin licencën sipas nenit të shfuqizuar konsiderohej edhe  veprimet ose mosveprimet që përbëjnë vepër penale, pavarësisht faktit nëse vepra penale është shlyer, ndjekja penale nuk ёshtë filluar ose nuk mund të vazhdojë, noteri është rehabilituar ose ka përfituar nga falja apo amnistia, me kushtin që nuk kanë kaluar më shumë se 5 vjet nga momenti i shkeljes.

Ky ligj pritet të riformulohet nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa do të mbetet pezull edhe zbatimi i identifikimit dhe nënshkrimit biometric në zyrat noteriale deri sa të bëhet ligji i ri.

(Kliko ketu ) Vendimi i plote i gjykates kushtetuese

 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro