Që nga 1998 Shqipëria ka kushtetutën e saj. Ajo u votua nga 1/3 e qytetarëve, 1/3 tjeter e bojkotoi politikisht votimin, dhe pjesa e tretë e votuesve nuk morën pjesë në votim. Gjithësesi Kushtetuta mbetet dokumenti themelor i shtetit, dhe duhet të jetë pikë referimi dhe standardi për funksionimin e institucioneve.
Në realitet ndodh ndryshe. Politikanë dhe institucione e interpretojnë atë sipas vullnetit dhe dëshirës së vet, duke e keqpërdorur kushtetutën si alibi për qëndrimet politike të ditës. Kështu ndodhi edhe me votimet e fundit për kreun e KLSH dhe Guvernatorin e Bankës. Dy muaj më parë mazhoranca votoi kundër kandidatit presidencial dhe tha se nuk do të votojë kurrë një kandidat që nuk është konsultuar paraprakisht nga Presidenti, duke përdorur si alibi leximin e gabuar të fjalës "bashkëpunim institucional" si "konsultim paraprak".
Një turmë deputetësh dhe gazetarësh të mësuar të mbrojnë gjithçka thotë udhëheqësi i tyre mbushën ekranet dhe median me akuza se pa konsultim Presidenti ka shkelur e po shkel kushtetutën. Asnjë nuk citoi një germë apo nen konkret kushtetues, një vendim apo parim të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Thjesht ashtu foli i pari, ashtu imitojnë ndjekësit besnikë. Javë më parë parlamenti e zgjodhi kreun e Bankës, këtë javë edhe atë të KLSH. Të dy sipas kushtetutës: Presidenti dekreton propozimin, parlamenti voton. E njëjta kushtetutë, të njëjtat institucione, të njëjtit individë protagonistë, të njëjtit deputetë që brenda një muaji, në emër të kushtetutës, votojnë dy standarde të ndryshme.
Alibia e radhës: nuk duam vakuum në institucion; kur ky parlament ka lënë Avokatin e Popullit 1 vit pa mandat, RTV disa muaj pa këshill drejtues, 3 gjyqtarë në Gjykatë Kushtetuese dy vjet me mandat të skaduar, etj, etj. E verteta është ndryshe. Kushtetuta dhe ligji përdoren si alibi, deformohet thelbi e parimet e saj, atakohen institucione e individë vetëm e vetëm se interesi i ngushtë partiak nuk përputhet me emrat, institucionet dhe aktivitetin e tyre kushtetues.
Prej 13 vitesh Shqipëria ka kushtetutë, por cdo qeveri e parti sheh e lexon tek ky dokument kushtetutën e saj, dicka të ndryshme, të deformuar dhe abuzive me pushtetin. Dhe kur kjo ndodh me kushtetutën, sa garanci ka për zbatimin korrekt të ligjeve, akteve nënligjore, rregullave dhe standardeve të tjera plotësuese?
/Shqiptarja.com