Kushtetuta, ndryshim për ligjin
zgjedhor e reforma të tjera

Kushtetuta, ndryshim për ligjin<br />zgjedhor e reforma të tjera
Mazhoranca aktuale e përbërë nga PS, LSI dhe aleatët e tjerë të majtë, ka 83 mandate deputeti të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Ndërhyrja në Kushtetutë për të realizuar ndryshimet kushtetuese, duke filluar nga shkrirja e Gjykatës së Lartë me atë Kushtetuese kërkon 93 vota, të cilat mazhoranca e re e drejtuar nga Rama nuk i ka. Çka sjell nevojën e konsensusit me opozitën për realizimin e këtyre ndryshimeve kushtetuese.

Që pas krijimit të Gjykatës Supreme mund të kërkojnë dhe ndryshimin e nenit për ligjin zgjedhor, meqënëse partitë e vogla janë shprehur kundër tij, pasi sistemi proporcional rajonal i penalizon partitë e vogla, duke kërkuar në mënyrë të përsëritur sistem proporcional kombëtar ose kthimin në mazhoritar me proporcional të korrektuar dhe me dy raunde sikurse ka qënë.

Ndërkohë që dhe vetë kreu i mazhorancës së re Rama është shprehur i penduar për ndryshimet kushtetuese të realizuara në vitin 2008, duke kënaqur në këtë mënyrë dhe dëshirën e Metës që arriti deri në grevë urie në Kuvend kundër këtyre ndryshimneve kushtetuese të realizuar shpejt e shpejt nga Berisha dhe Rama me konsensus. Jashtë ndryshimeve kushtetuese pritet të mos mbetet as KQZ, që me këtë përbërje që ka sot, është tërësisht politik dhe në mënyrë bipartizane, për ta kthyer atë Kushtetues.

Pasi dhe ndërkombëtarët e kanë kritikuar funksionimin er KQZ politikisht, pas ndryshimeve kushtetuese të para pesë viteve. Njëherësh mund të arrihet akordi dhe për ndryshimin e nenit të zgjedhjes së Presidentit, në mënyrë që ai të zgjidhet nga populli, siç e kanë dhe fqinjët tanë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.09.2013
 
Redakasia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501