Kushti i PD për zgjedhjet, votimi
elektronik mund të shtyjë datën

Kushti i PD për zgjedhjet, votimi<br />elektronik mund të shtyjë datën
Vetëm pak ditë para mbylljes së viti 2016 bashkëkryetari demokrat i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi, tha se më shumë se sa afatet kohore kanë rëndësi vendimtare sigurimi i standardeve në zgjedhje.

Në këtë drejtim, Bylykbashi theksoi se këto standarde sigurohen të paktën me votimin dhe numërimin elektronik. Kjo duket se do të jetë beteja kryesore politike e Partisë Demokratike në muajt e parë të këtij viti para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 18 qershorit.

Duke kuptuar deklaratën e Bylykbashit sipas të cilit limitet kohore nuk janë vendimtare për standarde lë të kuptohet që PD parashikon të lërë të hapur opsionin për shtyrjen e datës së mbajtjes së zgjedhjeve, nëse nuk realizohet votimi elektronik.

Burime thanë për Report tv se nëse në këtë proces jetik për sigurimin e standardeve në zgjedhje, e që garanton votën reale të qytetarëve, nuk do të ketë votim elektronik atëherë mund të kërkohet shtyrja e mbajtjes së zgjedhjeve, në mënyrë që të realizohet një standart i tillë.

Të njëjtat burime thonë se nëse gjendet konsensusi për një datë tjetër, vjeshta e këtij viti është opsioni optimal, për këtë proces elektoral. Duke e konsideruar votimin elektronik një process teknik që ka kosto financiare, por që është i realizueshem, demokratët pritet të fokusohen në këtë betejë politike këto muaj, ndërsa përjashtojnë kategorikisht opsionin për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi datën18 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, ndërkohë komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore ende nuk ka realizuar asnjë ndryshim në Kodin Zgjedhor pavarësisht se janë të paktën edhe 45 rekomandime nga zgjedhjet e 2013 dhe të 2015 që OSBE/ODIHR ka bërë pas këtyre dy proceseve elektorale.

Ndërhyrjet në kod parashikohet të kryhen deri 6 muaj para proceseve elektorale, por nga eksperienca e viteve të mëparshme partitë politike kanë bërë ndërhyrje edhe në limitet e fundit kohor, por duke miratuar konsensualisht ndryshimet e kërkuara nga palët. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?