Deri në vitin 2019, Torra Veneciane ishte bar-kafe ku konsumohej alkool, ndërsa sot është një qendër multimediale që terheq vemendjen e turistëve. “Torra” u ofron vizitorëve mundësinë për të eksploruar ngjarje dhe vende historike përmes pajisjeve dixhitale, si kufjet VR, periskopët dixhitalë, projeksionet multimediale në kubenë e kullës. Ketu turistët mund të marrin informacion për të gjitha objektet e trashëgimisë në qytetin antik të Durrësit.
“Ky objekt është rikonstruktuar pas termetit. Është risi pasi tek Torra ofrojmë nëpërmjet teknologjisë informacion për objektet e trashëgimisë, pra për gjithcka që mund të vizitojnë në Durrës”, tha Alban Ramohitaj, Drejtori i Kultures në Durrës.
Ky monument historik, simbol i qytetit të Durrësit u restaurua me fondet e BE-së, zbatuar nga UNOPS. Punimet kushtun 700,000 euro ndërsa zhvillimi i përmbajtjes multimediale përfshiu një shpenzim shtesë prej 300,000 euro.
Por përpos Torrës, turistët do të kenë mundësi të vizitojnë këtë vere dhe Hamamin e Durrësit, punimet për restaurimin e të cilit janë drejt fundit.
“Deri tani janë restauruar kalaja e Ishmit, Kisha e Kepit të Rodonit, muri rrethues i qytetit, Kulla C dhe shumë shpejt mbaron Hamami i Durrësit, i cili nuk ka qenë më parë i vizitueshem. Për sezonin veror do e kemi gati edhe Hamamin”, tha më tej Alban Ramohitaj, Drejtori i Kultures.
Pjesë e Kalasë Bizantine të Durrësit, Torra Veneciane është kulla rrethore në qendër të qytetit, e ndërtuar në shekullin e 15-të mbi kullën ekzistuese Bizantine.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.7%
-
Jo
63.6%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë
23 Janar, 13:59
-
Nipi i ish-deputeti Rraja theu arrestin në shtëpi për kokainën që iu gjet në makinë, babai i tij kundërshton policët ta fusin në qeli
23 Janar, 10:42
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Durrës/ Tentoi të vriste me armë një person pas një sherri, vihet në pranga 30-vjeçari
22 Janar, 09:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Trafiku i rënduar në Durrës, Bashkia kufizon hyrjen në qytet të furgonëve që shpërndajnë mallra
21 Janar, 13:14
-
Durrës/ Kanosën me armë zjarri një 44-vjeçar, arrestohen 3 persona! I sekuestrohen 3 makina, kallashnikov, pistoletë dhe një radio e lidhur me policinë e Durrësit (EMRAT)
21 Janar, 10:15
-
Eventi i madh i Manchester City, Shqipëria përfaqësohet në Abu Dhabi me 'Dyrrah Cityn'! Mundësi për talentet e rinj
20 Janar, 15:15