GJIROKASTËR- Shiu i parë i vjeshtës përmbyti tregun e produkteve industriale në Gjirokastër.
Siç shihet nga pamjet, çfarë bie jashtë hyn brenda duke sjell një dëm të madh financiar për tregtarët. Kane vendosur kova për te kulluar uji i shiut, ndërsa në disa raste janë përdorur edhe çadra apo dhe çarçafë....
“Shiko ç’bëhet një lagështirë e paparë, gjithandej. Një sëmundje që këtu futet gjithë mikrobi” shprehte një tregtar.
“Probleme kemi, ja na bie shiu. Çfarë bie jashtë bie edhe brenda. Kjoka qëkur ka filluar tregu e deri më tani, me shi. Mbetëm me plastmas”, shprehet një tregtare.
Tregtaret thanë se janë ankuar, por Bashkia e Gjirokastrës nuk ka marrë masa për rikonstruksionin e çatisë së tregut industrial.
“ Kjo është gjendja e tregut industrial në Gjirokastër. Bashkia duhet t’u dalë për zot punonjësve të saj. Paguajnë çdo detyrim, kundrejt çdo rregulli që ka vënë kjo Bashki. Prandaj, Bashkia duhet të vijë e të përgjigjet të rregullojë këtë treg që janë hedhur miliona lekë dhe kjo përsëri pikon”, thotë një tregtar tjetër.
Ky treg është ndërtuar në vitin 2017 me një fond prej 300 milionë lekësh, por duket se punimet janë kryer pa cilësi. Bashkia nuk ndërhyn për të përmirësuar kushtet për tregtarët dhe klientët në tregun më të madh të qytetit.
Ndërsa ish-kryebashkiakja Zamira Rami, e cila dha tenderin për këtë treg është tashmë e dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit për shpërdorim detyre.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
46.3%
-
I keq
19.3%
-
As i mirë as i keq
34.4%
Vota total: 285
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindja/ Urime për paqe dhe dashuri nga Gjirokastra
25 Dhjetor, 12:00
-
Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë
23 Dhjetor, 17:38
-
'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës
23 Dhjetor, 10:34
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor, 08:40
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Tepelenë/ Borxhet ndaj Ujësjellësit kapin shifrën e 120 mijë eurove! Familjet e varfëra dhe Bashkia nuk paguajnë ujin
22 Dhjetor, 16:59
-
Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulën e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët
21 Dhjetor, 15:40
-
Gjirokastër/ Makina del nga rruga te 'Ura e Kardhiqit', vdes drejtuesi 62-vjeçar
20 Dhjetor, 08:02
-
AMP arreston 2 policë! Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
19 Dhjetor, 10:58
-
‘Aperitivo italiano’, jazz & soul në Gjirokastër! Koncert me këngët më të bukura të muzikës italiane
16 Dhjetor, 14:52
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor, 08:14