Kryeministri Rama ka qenë për inspektimin e situatës në zonën e Kutallisë në Berat.

Rama ka thënë se puna që ka bërë qeveria me pastrimin e kanaleve kulluese është faktori kryesor që këtë vit nuk pati përmbytje si më parë.

Gjithashtu nuk kanë munguar as batutat që Rama ka bërë me të rinjtë e zonës të cilët e kanë pritur kryeministrin me duar në xhepa dhe duke i thënë se njëri prej tyre është me Interin.

Si “juventin” që është Rama i tha që ti që je me interin duhet të presësh fundin e kampionatit që të shkoni atje ku keni qenë.

Ndërsa një djali të veshur me atlete adidas i ka thënë që janë markë e mirë dhe pse janë bërë me baltë.

Rama nuk ka harruar as të thombojë qytetarin dixhital kur takoi një person pranë një kanali.

Kryeministri i ka thënë banorit që të largohet që aty se do të bjerë dhe më pas qytetari digjital do të thotë që e mbyti Rama. 

Gjithashtu banorët i kanë thënë Ramës që tu japë subvencione dhe të bëjë investime sepse për këto ia dhanë timonin vetëm.

Rama u përgjigjë, "kjo do kohë dhe ne nuk kemi Ferrari Shqipërinë por e kemi Fiat Punto".

 

Er.K/Shqiptarja.com