Kutia e zezë shuan dyshimet:
Avioni rus nuk ishte aksident

Kutia e zezë shuan dyshimet:<br />Avioni rus nuk ishte aksident
Hetuesit francezë zbardhin nga kutia e zezë se avioni rus është rrëzuar nga një shpërthim i papritur.Më herët ,Agjentët britanikë dhe amerikanë kishin përgjuar komunikime elektronike sipas të cilave një bombë ishte fshehur në bagazh nga disa persona të dyshuar si ekstremiste si dhe të paktën një komunikim të një qeverie tjetër të cilët kanë thënë se avioni është rrëzuar nga një bombë, e fshehur në bagazh.

Sipas tyre çdo gjë ishte normale gjatë fluturimit, absolutisht normale, dhe papritmas gjithçka ndaloi. Kështu hetuesit francezë kanë hedhur poshtë hipotezën se avioni u rrëzua nga një defekt mekanik, duke i marrë jetën 224 personave në bord

Ekspertët europian të cilët kanë analizuar kutinë e zezë konfirmojnë se nuk ishte një aksident. Kutia e zezë foli.  Në avion kishte dy të tilla: një e cila konfirmon bisedat e pilotëve të cilë thonë se kishte një shpërthim në bord dhe kutia e dytë e cila ka përcaktuar se sipas parametrave shpërthimi nuk ishte një aksident. Nuk ka shenja të defekteve teknike apo aksident gajtë minutave të parë të fluturimit. Ҫdo gjë po shkonte mirë gjatë 24 minutave të para, kur avioni arriti lartësinë,  në të qindtën  e sekondës asgjë, asnjë parametër, asnjë bisedim mes pilotëve”- u shpreh Arnaud Comte për televizionin francez.

Kjo ishte një goditje për rusët të cilët nuk duan të pranojnë fushatat e tyre të bombardimeve në Siri.

Presidenti rus Vladimir Putin pezulloi të premten të gjitha fluturimet nga Rusia në Egjipt, destinacioni më popullor për rusët. Udhëheqësi rus e mori këtë vendim menjëherë pasi kreu i shërbimeve të sigurisë së vendit , Alexander Bortnikov rekomandoi ndërprerjen e fluturimeve derisa të përcaktoheshin arsyet e vërteta të rrëzimit.

Rusia kishte hedhur poshtë prej ditësh si spekulime pohimet e Presidentit Barack Obama dhe kryeministrit britanik David Cameron se kryengritësit e Shtetit Islamik kishin vendosur një bombë në avionin Metrojet që fluturonte nga Sharm el-Sheikh për në Shën Peterburg.
 
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Grupi militant nuk ka ofruar ndonjë provë që ta mbështesë këtë pretendim.Megjithatë, çdo konfirmim për përfshirje terroriste në incident mund të dëmtojë edhe më tej industrinë e turizmit në Egjipt.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social