Përsa i përket kutive të Qarkut të Lezhës, janë vetëm 15 copë prej tyre që janë shkëputur, të cilat në bazë të vendimit që pritet të japë Kolegji Zgjedhor sot do t`i nënshtrohen rinumërimit të tyre ose në të kundërt nëse kërkesa e LSI rrëzohet atëherë ato mbeten të mbyllura dhe nuk preken.
E njëta gjë është dhe për Shkodrën, kutitë e së cilës po vijojnë rinumërimin përditë në KQZ deri në një vendim të Kolegjit Zgjedhor që pritet të jepet seancën e nesërme. PS ka kërkuar ndalimin e procesit të rinumërimit në Shkodër si dhe konsiderimin e rinumërimit të pavlefshëm, ndonëse kërkesën për hapjen e kutive e kishte bërë PR.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)