Në të njëjtën kohë nga KQZ janë marrë edhe kodet e sigurisë që janë përdorur për të mbyllur kutitë, kode këto që kanë qenë rezervë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 500 kutitë që u përdorën për zgjedhjet vendore të 2011 kushtuan plotë 18.3 milionë lekë, kuti këto që ishin të reja.
Ndërkohë që dhe kodet e sigurisë kanë kushtuar shumë lekë. Nga zgjedhjet që u mbajtën në datën 22 korrik, doli fitues Lulzim Basha, kandidati përballë Sokol Olldashit. Në përgjithësi të gjitha zgjedhjet në vend kanë kushtuar shumë, shuma të lekëve të cilat kanë renduar mbi buxhetin e shtetit. Gjithësesi këti kuti do të rikthehen sërish nëse ato do të jenë të padëmtuara, pasi do të jenë të vlefshme për procese zgjedhore të tjera.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)