TIRANE - Me dekretin numër 7868, datë 20.12.2012, presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi zotin Kujtim Morina (foto) si ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit. Por në dhjetor 2012, deputetët e opozitës ishin shprehur kundër kandidaturës së Morinës për tu emëruar ambasador në Kuvajt. CV-ja e tij ishte pika më e dobët. Ai ka qenë kryetar i degës lokale të PD-së në Has, punon prej pak më shumë se dy vjetësh në ministrinë e Punëve të Jashtme, nuk ka asnjë ditë pune në ndonjë ambasadë dhe dy vite më parë po për këtë jetëshkrim të varfër ishte rrëzuar nga Kuvendi, por edhe nga ish-Presidenti i Republikës, si kandidatura që nuk plotësonte anjë kriter. Këtë e tregonte vetë jetëshkrimi i tij ku thuhej se: “Në maj 2009, fillon punë në shërbimin diplomatik ku ka punuar në Drejtorinë e Europës, Drejtorinë e Amerikave dhe në Drejtorinë e Diplomacisë Publike. Gjithashtu ka një eksperiencë në MPJ në Drejtorinë e Shtypit, organizime vizitash dypalëshe të nivelit të lartë si dhe aktivitete të tjera zyrtare”. Por Ministria e jashtme e Kuvajtit nuk është bindur për kandidaturën e Morinës, duke ngritur pikëpyetje se përse ai ishte refuzuar në 2010 nga ish-presidenti Bamir Topi.
Arabia Saudite
Ndërkohë edhe Arabia Saudite refuzoi ambasadorin e prezantuar që në dhjetor 2012. Edmond Caca ishte njëra prej kandidaturave që u kalua nga Komisioni i jashtëm Parlamentar për përfaqësues diplomatik në Riad të Arabisë Saudite, në vend të ambasadorit Admirim Banaj që është liruar nga kjo detyrë në dhjetor. Burime nga Ministria e jashtme thanë se pala saudite e refuzoi ambasadorin e planifikuar, madje kërkesa e arabëve arriti deri në zyrën e kryeministrit Berisha që më pas ka këshilluar presidentin që të mos e dekretojë emërimin e tij si ambasador. I piketuar për resident në Riad dhe për shtetet e Gjirit Persik si Bahrein, Oman dhe Jemen, Caca kishte qenë më parë diplomat në Arabinë Saudite. Por në adresë të tij, Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë i kishin ardhur ankesa nga ambasada saudite në Tiranë, e cila kishte vëzhguar lëvizjet e tij në Tiranë dhe nuk ishte dakort që makinat e sjella prej tij me targa diplomatike të lëshuara në Riad, parkoheshin në vend të papërshtashme për moralin e strikt të Mbretërisë. Duke patur parasysh refuzimin e prerë të palës saudite, Z.Caca ka pranuar detyrën që kryen aktualisht si i ngarkuar me Punë të Kuvajt, duke hequr dorë nga tentative për tu rikthyer ambasador në Riad. Z.Caca ishte njëra prej kandidaturave të pëlqyera nga ish-ministri i jashtëm Lulzim Basha në kohën që drejtonte Ministrinë deri në 2009. Sipas të dhënave nga ministria ai kishte lidhje të shumta biznesi me njërën prej kompanive, atë “Albanian Airlines’ në kohën kur në të kishte shumicën e aksioneve gjigandi kuvajtian “Kharafi Group”.
/Shqiptarja.com