“O kukulla pa integritet gjysma prej jush keni ardhur këtu se ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi. Ky këtu vjen e sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë një fjalë për krimin, se është njësh me ata, e s’ka nevojë të tregoj foto i kemi pasur këtu e i kemi akoma këtu e dinë gjithë shqiptarët, për të dënuarit me drogë, prostitucion për vrasje që Rama i bëri deputet.
Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse dy të dyshuarit kryesor për Elbasanin ndodhen në Holandë dhe jo para drejtësisë, pse Durim Keci u fsheh në Interpol. Ti je pa shkollë dhe pa kurajo dhe këllqe. Ti je pa shkollë në krahasim me grupin e opozitës. Ti zgjedh krimin, dëftesat false, krimin dhe grabitqarët.
Shit-blerja e votës është rekomandimi kryesor i OSBE. Votat u blenë nga Rama, i cili e ndikoi dhe dhunoi votën me kriminelët dhe bandat.
Në 25 qershor u krye një atentat ndaj demokracisë. Rama në Elbasan i bëri planet për vjedhjen e votës me Qazim Sejdinin”.
dy.b/shqiptarja.com