Kuvend, Berisha dhe Peleshi
debate  për Korçën, i “pajton” Meta

Kuvend, Berisha dhe Peleshi<br />debate  për Korçën, i “pajton” Meta
TIRANE - Projekti i terminalit të autobuzëve në Korçë, është kthyer në një objekt debati mes ish-kryeminstrit Sali Berisha dhe zëvendëskryeministrit Niko Peleshi. Berisha akuzoi numrin 2 të qeverisë se po rrëmben pronat e qytetarëve korçarë për interesat e tij personale, dhe për këtë është në gjyq me pronarët.
 
“Akuzë personale ndaj tij ndaj pronarit të truallit që i përvetësohet. Më duhet t’i them këtij lumturorit që sapo foli, që thotë se Korça nuk ka pasur investime të tilla ndonjëherë siç ka kullën Rama-Peleshi dhe shatërvani 2 milionë e gjysmë dollar në qendër i them se vetëm impianti i përpunimit të ujerave të zeza në Korcë u ka kushtuar 37 mln euro, pa llogaritur këtu zotërinj sa ka kushtuar unaza e Korcës, pallatet që i janë dhënë zotërisë kur ishte kryetar bashkie për t’ia dhënë romëve dhe ja dha militantëve të Partisë Socialiste”, tha deputeti demokrat.
 
Zëvendëskryeministri u kundërpërgjigj duke thënë se akuzat janë të pabaza.
 
“Nëse ka njeri që si shkon gishti i akuzës jeni ju zoti Berisha po si politikan i zgjuar di t’i rregullosh marrëdhëniet me prokurorinë. Thoni qytetarët ju kanë akuzuar. Keni thënë pikturat e Vangush Mios keni folur pa mikrofon i di unë ku janë në Selanik, përrallat tuaja. Bëhuni njëherë seriozë pak kaq vitesh në politikë. Gishti i akuzës është pamja që nuk ju shkon më tepër se çdo gjë tjetër. U drejtuat nga unë bëhet fjalë për spekulim të pastër më vjen keq për shoqen time të klasës për të cilën kam konsideratë dhe ruaj kujtime të mira të gjimnazit si ka rezistuar dot presionit. Ka qenë pronë shtetërore, në pjesën tjetër ka pretendime nga ish pronarët. Ajo pronë degradoi në kohën e paraardhësit tim, duke rënë pre e vjedhjeve të qytetit. Ky program që është miratuar nga këshilli bashkiak pa asnjë kundërshtim dhe  është pezulluar se ish-pronarët kanë hapur proces gjyqësor. Në respekt të këtij vendimi bashkia ka pezulluar projektin. Fantazmat e pallateve që krijoni për të bllokuar projektet,kKanë mbaruar. Sa për kullën që ju përmendi është një projekt që s’është parlamenti për ta bërë debatin. Ju jeni më shumë ekspert zoti Berisha ne do vazhdojmë me të njëjtën forcë edhe të zbukurojmë Shqipërinë edhe të ndalojmë këto përmbytje që kanë ndodhur për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mungesës së investimeve. Ju nuk jeni kujdesur asnjëherë që fëmijët tanë të jetojnë më mirë seç jetojmë ne”, tha Peleshi.
 
Për të qetësuar situatën është dashur ndërhyrja e kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili i rikujtoi ish-kryeministrit Berisha, se kur ka qenë në pushtet dhe kur Peleshi ishte kreu i Bashkisë Korçë, marrëdhëniet e tyre kanë qenë miqësore.
 
“S’ja vlen ta prishini këtë miqësi se kur ke qenë kryeministër ke pasur raport të mirë me Peleshin, jo se ke ndërruar pozicion ta prishni këtë miqësi”, tha Meta.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë