Kuvend/ Berisha përdor politikisht kontrollin e policisë në kampin e MEK: Unë sot ndihem muxhahedin, qeveria vrau një luftëtar lirie! Kërkoj largimin e Çuçit

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë për kontrollin e policisë në kampin e MEK edhe sot duke e përdorur politikisht. Ai kërkoi dorëheqjen e ministrit të brendshëm.

“Jam këtu për të deklaruar se në këtë moment ndihem më shumë se kurrë se kurrë, ndihem një muxhahedin. Ndihem luftëtar i lirisë. Ndihem muxhahedin sepse, qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vetë, në strehë të vetë, një luftëtar lirie. Ndihem sot muxhahedin sepse aktakuza e djeshme është historia më e turpshme për një vend. Ajo ishte e shkruar në Teheran. Aktakuza bazohej në shpifje e trillime. Po sillemi si vasal i Iranit. Kërkoj largimin e ministrit të brendshëm.”- thotë Berisha.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PS rikthen çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Balla ftesë Bardhit të ulen për bisedime! Berisha sulmon sërish policinë: Ndihem muxhahedin, Çuçi të dorëhiqet


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite