Kuvend, Boçi fyen Ballën: Qenef 
Balla i drejtohet byrosë për masa

Kuvend, Boçi fyen Ballën: Qenef <br />Balla i drejtohet byrosë për masa
Ofendimet nuk kanë munguar as këtë herë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Për herë të parë, një javë pas zgjedhjes si nënkryetar i Kuvendit, seancën e ka drejtuar kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Kanë qenë deputeti i PD Luçiano Boçi dhe nënkryetari i grupit parlamentar Taulant Balla kanë shkëmbyer akuza ndërmjet tyre. Në kohën që po diskutohej për projektligjin për investimet strategjike, debati degradoi tek investimet në zonën e Librazhdit.

Ishte deputeti Taulant Balla i cili akuzoi opozitën se nuk kanë bërë asgjë nga ato që kanë premtuar. Madje sipas Ballës, opozita “ia hoqi emrin nga lista kryebashkiakut vetëm se bashkëpunoi me qeverinë për të sjellë projekte për qytetin”.

Në kundërpërgjigjen e tij deputeti i PD Boçi e quajti Ballën “qenef deputet”. “Askush nuk duhet të hyjë në gojën tënde. Kot nuk thonë, në lluc me derrin mos u ndesh, se fiton derri. Ka thënë i pari juaj një shprehje qenef politika, por ta dish, ti je qenef deputeti i Kuvendit”. tha Boçi. 

Edhe pse Idrizi u kërkoi deputetëve të ruajnë etikën, ishte Balla që tha se do t’i drejtohet Byrosë së Kuvendit, për përdorimin e fjalëve të pista. “Bazuar në rregulloren për përdorimin e fjalëve të pista do i drejtohem Byrosë së Kuvendit për të marrë masa për palo deputetin që foli” tha ai.

 Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë