Kuvend, deputetët kritika për
vonesa të seancës parlamentare

Kuvend, deputetët kritika për<br />vonesa të seancës parlamentare
Kuvendi ditën e sotme ka nisur me kritika lidhur me vonesën për rreth 1 ore të seancës parlamentare. Ka qenë deputeti i PD, Eduard Selami i cili në nisje të saj është shprehur se tashmë prej kohësh, seanca e parashikuar të nisë si gjithnjë në orën 10:00, nis gjithmonë me vonesë.

 Në këtë drejtim Selami ka kërkuar nga Kryetari i Kuvendit, që të tilla raste të mos ndodhin më. “Seanca ishte lajmëruar për të filluar në orën 10:00 dhe ka filluar në 10:46. Nuk kam marrë pjesë në asnjë seancë që të ketë filluar në kohë.Minimumi është 30 minuta. Do të kërkoja dhe mbështetjen tuaj, nëse doni që të na marrin seriozisht atje ku do të shkojmë mbase kjo është gjëja e vogël më e rëndësishme që duhet të fiksojmë”. tha Selami

 Nga ana e tij Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i dha të drejtë deputetit Selami duke u shprehur se vonesat në nisjen e seancave vijnë për shkak të mungesave të deputetëve në orarin e caktuar. Meta u zotua se raste të tilla nuk do të ndodhin më ndërsa kërkoi këtë gjë nga të gjithë deputetët.

 “Jam shumë dakord me vërejtjen tuaj. Të njoftojmë edhe njëherë të gjithë deputetët se do të fillojmë seancën fiks në orën 10:00 çdo të enjte. Vonesa ka ardhur gjithmonë për shkak të një pjesmarrje të papërfillshme në orën e saktë. Megjithatë vërejtja juaj qëndron dhe mendoj se duhet të reflektojmë që nga seanca e radhës”.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë