TIRANE- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njoftoi seancën e sotme plenare për emërimin e anëtarëve të dy këshillave parlamentare, Këshillit të Legjislacionit dhe Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve.
 
Kryetari Meta, sipas rregullores së Kuvendit dhe referuar propozimeve të ardhura nga kryetarët e grupeve parlamentare, emëroi në përbërje të Këshillit të Legjislacionit deputetët: Fatmir Xhafaj (PS), Vasilika Hysi (PS), Pandeli Majko(PS), Armando Subashi(PS) dhe Spartak Braho(LSI) nga maxhoranca.

Ndërsa nga opozita në Këshill do të bëjnë pjesë Jozefina Topalli (PD), Eduard Halimi(PD) Oerd Bylykbashi(PD), Arben Ristani(PD) dhe Agron Duka (PR).
 
Sipas rregullores së Kuvendit, kryesimi i këtij Këshilli bëhet me rotacion, sipas rendit alfabetik të mbiemrit. Ndaj bazuar në këtë rregull kryesimi për pesë muajt e parë i takon deputetit të LSI-së, Spartak Braho, për të vijuar më pas me emrat e tjerë.
 
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të përbëhet nga z. Ilir Meta(kryetar), ndërsa anëtarë do të jenë Fatmir Xhafaj (PS); Namik Dokle (PS); Vasilika Hysi(PS) dhe Ermonela Felaj (PS), nga maxhoranca.

Ndërsa opozita do të përfaqësohet në këtë Këshill me deputetët: Sokol Olldashi(PD); Eduard Halimi(PD), Arben Ristani(PD); Kastriot Islami(PD) dhe Dashamir Tahiri (PDIU).
 
Marrë nga “ATA”
 
Redaksia Online