“Kurrë më shumë se sot nuk e kam parë më të zbukuruar sallën e Kuvendit”, tha kryeparlamentarja Topalli, e cila u bë pjesë e festës me fëmijët e shpërndau për ta dhuratat për festat.
Emra të njohur të televizionit por edhe medias së shkruar kanë përjetuar momente kënaqësia në festën e organizuar nga Kuvendi, ndërsa fëmijët e tyre kanë zënë vendet e deputetëve dhe kanë kërcyer dhe kënduar nën ritmet e muzikës.
Ardit Gjebrea, Anila Basha, Armand Mero, Alfred Peza, Andi Tela dhe shumë të tjerë kanë lënë studiot televizive apo redaksite e lajmeve për t’iu përkushtuar fëmijëve por edhe nipërvë e mbesave në këtë festë të veçantë.
