Përmes një njoftimi për shtyp, theksohet se “kjo nismë vjen në kuadër të pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje si një element thelbësor për çdo sistem politik transparent, të përgjegjshëm dhe demokratik.”
Projekt-manuali është publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit të Shqipërisë në mënyrë që të krijohet mundësia e shfaqjes së mendimeve dhe sugjerimeve mbi përmirësime të mundshme në shërbim të funksionalitetit dhe efikasitetit të tij.