Pa opozitën në sallë maxhoranca votoi me 72 vota pro ndryshimin e kontratës me koncesionarin e Rinasit duke i hequr gjermanëve ekskluzivitetin e fluturimeve.

Po ashtu, u vendos me votë që Eduard Halimi të zëvendësohet nga Oerd Bylykbashi si nënkryetar i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, dhe Keltis Krujës si anëtar.

Kastriot Islami, do të jetë në vend të Halimit anëtari i ri i Komisionit të Reformës  Zgjedhore.

Me 72 vota pro, shumica miratoi “Ligjin Për Shkëmbimin e Informacionit të Klasifikuar, për shoqërite e kursim kreditit dhe unionet e tyre.

Ligje të cilat u mbartën nga seanca e kaluar për shkak të mungesës së korumit.

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com