Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi se, abuzimet që janë bërë në këtë institucion janë jashtëzakonisht të mëdha. Gjithashtu ajo ka deklaruar se, kallëzimet penale mund të bëhen nga krerët e institucioneve kur ata mendojnë se duhet bërë një veprim i tillë.
Në replikë deputeti i PD-së, Arben Imami tha se është e pafalshme sulmi personal që i bëhet atij nga kryeministri Rama, dhe ministrja Kodheli, të cilën deputetët e PD-së e etiketuan ‘zëdhënëse të kryeministrit”. Madje në përgjigje pati dhe mungesë etike ndaj Kodhelit, çka nxiti dhe reagimin e Aleancës së deputeteve në Kuvend.
“Protestojmë të gjitha zonjat për këtë sjellje” – tha Mimoza Hafizi.
ORA 13:11 BERISHA: STATUSI NE DILEME, META: FALEMINDERIT QE VOTOVE 3 LIGJET
Berisha tha se Rama mashtron sa i takon uljes së taksave. Berisha vuri në pikëpyetje dhe marrjen e statusit për shkak të largimeve në adminsitratë por dhe rritjes së trafiqeve të drogës.
Në replikë Meta i tha se vlerësimi nuk është ai që ka Berisha dhe nuk harroi ta falenderojë për miratimin e 3 ligjeve.
BERISHA: “Vello e zezë mashtrimi nga kryekreu që ka kthyer qeverinë e tij në një fabrikë mashtrimesh. Njeriu që do u premtonte shqiptarëve 95 % ulje taksave po u ofron 100 % rritje.
Të vetmin ndryshim që zotëria bëri është se rimbursimin e imputeve bujqësore që ne vendosim tua japim para në dorë zotëria premton tua heqë e tua japë njerëzve të tij.
Studentë pyesni veten cila taksë është ulur për ju?
Do rriten të gjitha çmimet këtu do jemi. Nuk ka buxhet. Ky elip nuk bën dot buxhet, shkataërruan drejtoritë e buxhetit dhe të gjitha drejtoritë e buxhetit.
Kemi qenë 4 vite së bashku, por a mund të kujtosh që kryeministri të mbledhë administratën publike për qëllime politike? Ky është turp. Më thoni një rast të vetëm kur e kam bërë. Mblidheni administratën dhe thojini se po bllokoni statusin. Partnerët na thonë ne se kryeministri nuk zbaton ligjet, po rrënon administratën dhe ngarkesat e drogës drejt Italisë dhe Greqisë janë rritur katër herë.
Nuk e di si do shkojë çështja e statusit por në këto vendime problem më kryesor është administrata. Po bëni gabim, duke kënaqur disa grupe aktivistësh dhe po dënoni me status të gjithë shqiptarët.”- tha Berisha.
META: ”Lidhur me statusin ju falenderoj që u angazhuat në kulmin e fushatës për miratimin e 3 ligjeve. Dua tju them që vlerësimi nuk është ai që ju thonë ju përfaqësues të ndryshëm. Vlerësimi është pozitiv edhe për mazhorancën dhe opozitën dhe përshëndetjen e vecantë e keni edhe nga zoti Doll”
Ministri i Brendshëm Tahiri akuzoi Berishën se falsifikon shifrat e krimit mashtron sa i takon rritjes së trafikut të drogës.
"Eshtë e sigurtë që jemi të vendosur për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupionit. Kemi pasur rezultate mjaft të mira nga shtatori e këtej, siç është gjithashtu e sigurtë që partnerët tanë ndërkombëtarë i kanë njohur këto rezultate dhe kanë nxitur qeverinë që të vazhdojë në këtë rrugë. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një nga elementët kyç për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Krimet kundër personit nga 700 që i deklaroi Partia Demokratike janë 296. Krimet e rënda janë 35 nga 160 që deklaroi PD. Vrasjet janë 7 dhe jo 10 sa deklaroi Partia Demokratike". Kreu i ministrisë së Punëve të Brendshme, Tahiri e ftoi opozitën të jetë serioze në paraqitjen e të dhënave për situatën e rendit publik dhe të bashkëpunojë për sfidat e rendit publik.
Ndërkohë që deputeti i PD-së Flamur Noka tha : “Po fsheh të dhënat. Në lagjen tënde nuk po ve dot rend e qetësi. Në lagjen tënde janë vjedhur dy komshi. Tu vra shoku yt i nguishtë e nuk e zbardh ose nuk e guxon, ose je i paaftë”
Taulant Balla: “Paratë e korrupsionit do konfiskohen dhe do u kthehen këtij populli, mos u nxitoni merreni me qetësi.”
REPLIKAT KODHELI IMAMI
ORA 11: 35 KODHELI: ABUZIMET ME TE MEDHA SE SA I PRISNIM
“Kallëzimi penal nis në çdo moment kur titullari ka bindjen se ka shkelje të ligjit, pavarësisht nëse ka përfunduar raporti i auditimit. Madje ky është detyrim për çdo titullar. Së dyti pas auditimit që KLSH-ja bën pavarësisht se KLSH ka bërë kontroll kjo nuk lejon që institucion të kontrollojë mbi një objekt dhe veprimtari dhe të dalë me konkluzione të ndryshme”, tha Kodheli në fjalën e saj.
Ministrja e Mbrojtjes, ka deklaruar se, abuzimet e bëra në institucionin që ajo drejton janë më të mëdha. “Unë nuk isha e papërgatitur për rrënimin dhe xhiron e firmave të hedhura pa teklif për të abuzuar me pronat dhe paratë e taksa paguesve, por pranoj që ajo që dinim duke e parë nga jashtë, ishte më pak sesa ajo që po zbulojmë dita-ditës duke e parë nga brenda gropat e buxhetit dhe shpellat e korrpsionit.” tha Kodheli.
"Më ka habitur niveli i ulët i mbrojtjes së tij. Duke dashur të mos merret me akuzën sepse s’ka cfarë thotë, merret me mua apo me Edi Ramën, duke u marrë si një individ jo si njeri i prezumuar i korruptuar por si një presion politik. Ai thotë se kryeministri e ka bërë për arsye personale. Ai nuk ka faj se është mësuar të zbatojë urdhra nga lideri i tij. Zotëria nuk e imagjinon dot se marrëdhënia ime dhe marrëdhënia jonë me liderin e PS as ka qenë dhe as nuk do të jetë marrëdhënie pronar cirak siç e ka, jo vetëm ai por kreytari i PD me liderin real të të dyve. Edhe mua edhe Edi Ramën na urdhëron ligji. Edhe vendimet që marrim të gjithë së bashku, dhe në këtë unitet na mbajnë vlerat e familjes sonë politike ku s’bën vaki që këto vlera të mira t’i shkelim apo më keq. Të jem e sinqertë. Nuk ka nevojë të jesh psikolog të shohësh frikën në cdo rresht të tij. Ai ka frikë cilido do të ishte shumë i frikur po të ishte në pozicionin e tij sepse ai e di se çfarë zullimi apo zullumesh mund të ketë bërë. E keni humbur shansin të merreni me politikë që nga dita që hipët mbi tank për të gjunjëzuar Berishën pastaj zbritët nga ai dhe u gjunjëzuat para tij."- tha Kodheli.
PERGJIGJET IMAMI (ORA 11:40): ZBULONI ÇFARE DO QE DONI MUND TE ZBULONI
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-ministrit, Arben Imami.
“Nuk do të bëj llomotitje parlamentare aq më tepër që zonja doli nga zyra e kryeministrit, dhe nuk doja ta bëja debat në Parlament për të mos e shqetësuar. Ajo i ka bërë këto kontrolle me një grup ekspertësh që nuk dihet se çfarë grupi është. Zbuloni çfarëdo që mund të zbuloni. Jeni të lutur ta bëni. E pafalshme është sulmi ndaj personit, mos flisni ndaj personit, këto sulme janë të vazhdueshme.
Veproni gabim. Në 1992 t'i ke ikur për 24 orë nga posta shqiptare për të mos u ballafaquar me drejtësinë. Mos kujton se nuk e dimë si ke ikur nga Banka Amerikane, ndërsa për marrëdhëniet tuaja me kryeministrin, sot, atëherë kryetar i bashkisë së Tiranës të gjithë e dimë që ju bërtiste nga WC: Mimi mbaroi letra higjenike”, tha në fjalën e tij, Imami.