/ATSH/.- Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet të premten, nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për të shqyrtuar dhe miratuar kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit, në prag të fillimit të sesionit të ri parlamentar të hënën (7 shtator).
Ndër çështjet prioritare të këtij sesioni mbetet reforma në sistemin e drejtësisë. Krahas saj, pjesë e kalendarit të ri të punës pritet të jenë dhe dekretet e Presidentit të Republikës që ktheu për rishqyrtim në parlament dy ligjet e miratuara në fund të sesionit, ate "Për arsimin e lartë" dhe ligjin "Për turizmin".
Po ashtu, pritet përfshirja në axhendën parlamentare edhe e aktit normativ "Për buxhetin e shtetit", si dhe një numër pr/ligjesh të tjera të propozuara nga qeveria.
Në pritje të hapjes së sesionit të pestë të legjislaturës së tetë, Konferenca e kryetareve pritet te miratoje edhe programin e punës se Kuvendit deri në muajin nëntor 2015.
Kalendari trejavor dhe programi i punës do t'i kalohen për miratim seancës plenare të së hënës.
/Shqiptarja.com