TIRANË - Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka miratuar sot projektligjit “Për policinë e burgjeve”. Ky projektligj i sjellë nga Ministria e Drejtësisë është pjesë e paketës që ka për qëllim modernizimin e burgjeve shqiptare.
Ndryshimet e sjellura në këtë pr/ligj parashikojnë dhe përparësinë për pranim në Policinë e Burgjeve të shtetasve që kanë përvojë pune në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës, Forcat e Armatosura dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë dhe të shërbimeve të tjera policore. Njëkohësisht, mënyra e vlerësimit dhe ekuivalentimit të gradave të këtyre punonjësve do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Propozimi i këtij neni është bërë me qëllim përcaktimin e mundësisë së rikthimit në karrierë dhe të përfshirjes në sistem të punonjësve të policisë, të shërbimeve të ngjashme si dhe përcaktimin e ekuivalentimit të gradave në rastet e ardhjes në sistem në shërbimet e Policisë së Burgjeve nga shërbime të ngjashme.
Më parë ky komision ka shqyrtuar edhe projektligjin pjesë të njëjtës paketë për trajtimin dhe e të burgosurve dhe paraburgosurve.
Sakaq, gjatë ditës së sotme,Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për financimin e projektligjit të investimit në sektorin e ujit”.
Përfaqësuesit e Qeverisë u shprehën se projekti i investimit në sektorin e ujit do të financohet tërësisht nga Banka Botërore (IBRD), nëpërmjet një huaje në vlerën 62 500 000 euro, që do të mbulojë edhe vlerën e TVSH-së në zbatim të projektit, ndërsa kontributi i qeverisë shqiptare konsiston në përballimin e kostove të shpronësimeve përkatëse për projektin.
Projekti i investimit në sektorin e ujit ka si objektiv përmirësimin e cilësisë së shërbimit në fushën e ujësjellësit dhe kanalizimeve të Ndërmarrjes së Ujësjellës -Kanalizimeve Durrës, si dhe përmirësimin e performancës financiare të saj.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com