Kuvend/ Malaj-opozitës: Keni 2 vite që flini gjumë! Bardhi: Herën tjetër paraqitur në orar, kështu është kur merr ministra nga rruga

Ne seancën plenare në Kuvend nuk munguan edhe akuzat ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj. I thirrur për taksën mbi tatimin për të ardhurat, ministri Malaj, që nuk ishte në fillim të seancës, akuzoi opozitën se “kishin 2 vite që flinin gjumë”. Ai përmendi edhe nismat dhe arritjet e qeverisë në sektorin e financave, projektet dhe programet.

Ai shpjegoi edhe atë të aktit normativ që po diskutohej në parlament, për tatimin mbi të ardhurat. Malaj kujtoi se do bëhej rimbursimit për tatim-paguesit në lidhje me profesionet e lira, deri në shlyerjen e plotë.

Kjo shkaktoi reagim të fortë nga kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili mori fjalën për replikë.

“Ishit ju në gjumë, ne jemi që në orën 8 këtu, kurse ti erdhe në orën 12. Kështu është kur merr ministra nga rruga dhe i ul aty. Është turp për këtë Parlament e mazhorancën kur ka 74 deputetë e shumë të nderuar dhe merr ata që propozohen nga krimi i organizuar dhe ulen aty. Herë tjetër të lutem paraqitur në orar për të prezantuar iniciativat e Këshillit të Ministrave, që e keni për detyrë.


Lajmi kryesor:

LIVE- Shehaj mban 'peng' kuvendin, nuk lejon deputetët të flasin, Flamur Noka e shtyn! Garda nxjerr jashtë deputetin e pavarur!


A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Përplasje në Kuvend/ Noka shtyn Shehajn nga foltorja dhe i hedh telefonin në tokë: Mu hiq, po keqpërdoresh nga Rilindja

Përplasje në Kuvend/ Noka shtyn Shehajn nga foltorja dhe i hedh telefonin në tokë: Mu hiq, po keqpërdoresh nga Rilindja