Kuvend, mazhoranca ndryshon 
vendimin për auditimin e KLSH-së

Kuvend, mazhoranca ndryshon <br />vendimin për auditimin e KLSH-së
TIRANE- Kuvendi miratoi me 73 votat e mazhorances  ndryshimin e vendimit që do të mundësojë auditimin e radhës ndaj institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky votim ndryshon vendimit e meparshem të Kuvendit i cili përcaktonte fillimin e procedurave për të audituar financat e KLSH-së, institucion ky që merret enkas me auditimin e fondeve shtetërore. “Të fillojë procedurat parlamentare për auditimin e veprimtarisë ekonomike të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Me qëllim ushtrimin e auditimit, sipas legjislacionit në fuqi, ngarkohet Komisioni për Ekonominë dhe Financat për përzgjedhjen e audituesve të jashtëm të pavarur për kontrollin e veprimtarisë ekonomike të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilët do t’i paraqiten Kuvendit për miratim. Komisioni për Ekonominë dhe Financat t’i paraqesë për shqyrtim Kuvendit raportin përfundimtar për audituesit e pavarur”,-thuhet në vendimin e parë të Kuvendit. Projektvendimi i ri pëson një ndryshim pasi edhe ligji për Kontrollin e Lartë të Shtetit ka ndryshuar. Si rrjedhojë, edhe vendimi i parë pritet të ndryshoi.

Kjo pasi harku kohor në të cilin do të auditohej Kontrolli i Lartë i Shtetit ishte 10 vjeçar ku do të kalonin nën shqyrtim të gjitha financat e shpenzuara nga institucioni përgjatë këtyre viteve. Në korrespondencën e bërë nga kreu i KLSH, Bujar Leskaj dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta theksohet se vetë KLSH ka qenë dakord që të bëhej audimiti i fondeve duke ia kërkuara këtë gjë kryeparlamentarit. Sipas kësaj shkrese, theksohet se: “Ne si KLSH I kemi kërkuar Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), duke patur parasush historinë tashmë 16 vjeçare të IEKA-s dhe profesionalizmin e treguar ndër vite prej saj, me shkresën Nr.926 dt. 12.11.2012, që të auditojë fondet tona për dy vitet 2012-2013 që unë drejtoj KLSH.

Këtë e kemi bërë dhe në respekt të kërkesave të standardeve ndërkombëtare të fushës, INTOSAI, që ne duam t’i zhvillojmë, si dhe për faktin që IEKA shumë vite më parë e ka audituar KLSH-në. Përsa më sipër, e kërkoj sërish zyrtarisht auditimin e llogarive të KLSH-së për periudhën 2002-2012 dhe bërjen publike të tyre, duke plotësuar një detyrim të përmbajtur në ligjin tonë integral dhe në standardet ndërkombëtare të Auditimit INTOSAI.”

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore