Kuvend, mazhoranca pa Dulen
PDIU në seancë, s’i bindet PD-së
Votimi i dekreteve të Presidentit ka shënuar dje mungesën në seancë të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule, por sërisht PS-LSI kanë siguruar prezencën e deputetëve të PDIU.
TIRANE- Votimi i dekreteve të Presidentit ka shënuar dje mungesën në seancë të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule, por sërisht PS-LSI kanë siguruar prezencën e deputetëve të PDIU. Dule kishte paralajmëruar, në 31 korrik, se do të shkëpuste marrëdhëniet me mazhorancën, nëse ajo do të kalonte në Kuvend hartën e re territoriale me 61 njësi vendore. Mësohet se gjatë këtij muaji nuk ka pasur asnjë takim zyrtar mes kryeministrit Rama dhe nënkryetarit të Kuvendit Dule për të diskutuar në lidhje me një shkëputje të mundshme të PBDNJ-së nga mazhoranca.
Një muaj më parë, kur u votua reforma territoriale, organizata “Omonia” i kërkoi PBDNJ-së të mos tregohet e nxituar në shkëputjen nga mazhoranca por të ngrijë në mënyrë të menjëhershme marrëdhëniet me qeverinë. Sipas kësaj organizate duhet zhvilluar më parë një mbledhje e përgjthshme mes strukturave të PBDNJ-së dhe anëtarëve të komunitetit grek dhe më pas realizimit të një vendimmarrjeje në lidhje me koalicionin qeverisës. Ndërkohë që vetë maxhoranca nuk ndihet e kërcënuar në numra votash, për shkak se tashmë që ka marrë mbështetjen për reformën territoriale pret të zyrtarizojë edhe një aleancë me Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.
PDIURreth tri orë pasi PD deklaroi publikisht vendimin e opozitës për të bojkotuar parlamentin kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shfaq në kuvend. Idrizi ka mbërritur dje në kuvend rreth orës 17:20 minuta i shoqëruar nga deputeti i partisë së tij, Aqif Rakipi. Gjatë seancës deputetët e PDIU-së, qëndrimin e vetëm e kanë mbajtur gjatë votimit ku me vendim politik kanë votuar pro 4 dekreteve të Presidentit, ndërkohë që kanë rrëzuar dekretin për Reformën Administrative-Territoriale. Lidhur me dekretin për shkarkimin e ministrit Ilirjan Celibashi si ministrër i Shtetit dhe Marrëdhënieve me Parlamentin dhe zëvendësimin e tij me deputeten Ermonela Felaj, deputetët e PDIU-së kanë abstenuar. Kuvendi i dha mandatin e ministres Ermonela Felajt me 76 vota pro, 3 abstenimeve të PDIU-së dhe votës kundër gabimisht të kreut të Kuvendit Meta.
Hyrja për deputetët e mazhorancës në seancën plenare është bërë duke kaluar përmes protestës që zhvillohej nga shoqëria civile për shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani. Deputetët ktheheshin në seancë pas një pushimi një mujor i cili reflektohej edhe në ngjyrën e marrë prej tyre nga pushimet. Edhe pse shumë prej tyre kanë nxituar të hyjnë në Parlament, seanca sërish nisi me rreth 20 minuta vonesë. Por pavarësisht rëndësisë që kishin, apo dhe nga fakti se opozita nuk ka marrë pjesë, seanca ka përfunduar brenda 90 minutave. Ndërsa do të nisin dhe diskutimet për nismat e tjera parlamentare.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1515
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis
27 Dhjetor, 13:53
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor, 13:42
-
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur
27 Dhjetor, 13:27
-
Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë
27 Dhjetor, 13:21
-
Pse u pyet Veliaj? SPAK: S'është person nën hetim! Pas kallëzimit nga Nesti Angoni jemi në hetime paraprake për 4 vepra penale
27 Dhjetor, 13:17
-
Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit
27 Dhjetor, 13:14
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34