Kuvend, miratohet buxheti 
2012, opozita 50 vota kundër
Kodi rrugor, PS e PD 
konsensus për ndryshimet

Kuvend, miratohet buxheti <br />2012, opozita 50 vota kundër<br />Kodi rrugor, PS e PD <br />konsensus për ndryshimet
TIRANE- Parlamenti miratoi sot në tërësi, me votat e maxhorancës, pr/buxhetin e shtetit për vitin 2012. Buxheti u miratua me 71 vota pro, 50 kundër. Seanca nisi në orën 10:30 të paradites së sotme me 1 minutë heshtje në nderim të politikanit dhe një prej hartuesve të Kushtetutës, Sabri Godo, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. Nis diskutimi për kodin rrugor.

HARASANI: DREJTORËT E CEZ RROGA MARRAMENDËSE
Deputeti socialist Harasani kërkoi të merren masa urgjente për çmimin e energjisë, që pritet të rritet.
"Është momenti që të marrim masa për cmimin e energjisë. Vetëm një pyetje kam për ministrin Bode. Kush i paguan pagat e 9 drejtorëve të KESH? 66 mijë euro në muaj rroga është rroga e drejtorit të CEZ”, tha Harasani.
"Pyetja e Harasanit është demagogji, pasi rrogat në kompani private përcaktohen vetë”, replikoi ministri Bode.

BODE: PS PERRALLA PER HEQJEN E TVSH -SE SE ENERGJISE
Ministri i financace Ridvan Bode ka deklaruar se rritja e çmimit të enetgjisë elektrike është e paevitueshme. Duke replikuar me deputetë të opozitës për TVSH në disa sektorë të ekonomisë, Bode akuzoi të majtët se po jetojnë me modelin e shkatërrimit. “Sistemi i energjisë ështe i rregulluar dhe jo sistem tregu. Realisht 1 KË energji është 1 eurom ndërsa ne e shesim 70 lekë. Ju tregoni përralla kur flisni për heqje të tvsh-së për energjinë. BE na kërkon vendosjen e akcizës. Buxheti dhe kompania KESH janë të detyruar të komunikojnë më njëra tjetrën”, deklaroi Bode. Më tej ai ka akuzuar të majtët se 7 vjet më parë aplikuan tatimin mbi të ardhurat personale, por me një vlerë 3 herë më të madhe.

“Ju e kishit tatimin progresiv 30% për pagën. Doni të vini në pushtet me gënjeshtra. Në 2004, ju mblodhët 6.8 mln lekë me tatimin tatimin mbi të ardhurat personale, i cili ishte 35%. Ndërsa ne, në vitin 2010 mblodhëm 27 miliard lekë kur tatimi është vetëm 10% e të ardhurave personale”, tha Bode.

TOCI: PREJ 3 VJETËSH KËRKOHET HEQJEN E TVSH PER LIBRIN
Deputeti socialist, Fatmir Toci deklaroi tha sot se qeveria nuk ka marrë parasysh kërkesën 3 vjeçare të intelektualëve për heqjen e TVSH-së për librin.

AHMETAJ: ULNI TVSH PËR KONSUMATORIN
PS kërkoi që të merren parasysh dhe të zbatohen dy propozimet e saj pasi do të sillnin përfitime për shqiptarët dhe nuk do të ndjenin krizën që i kërcënon përditë.
“Të ulet tvsh për konsumatorët nga 20% në 6%. Arsyeja që ne kemi marrë këtë iniciativë është ulja sadopak e kostos së jetës së shqiptarëve. Të rishihet tatimi i vlerës së shtuar mbi pagat. Kjo pagë të tatohet më pak dhe tu kthejmë lekët shqiptarëve që llogariten rreth 300 dollarë në vit dhe nuk janë pak”, deklaroi në seancë deputeti Arben Ahmetaj.

BUXHETI 2012
Buxheti i ri parashikon që totali i të ardhurave që do të mblidhen për vitin 2012 të shënojë një rritje prej 8 %, ose 356 miliardë lekë, me një rendiment fiskal prej 25.5 % të PBB-së. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat parashikohen 251 miliardë lekë. Të ardhurat nga fondet speciale do të kenë një ritëm rritje me 5.6 % . Shpenzimet e buxhetit të shtetit parashikohet të jenë në parametrat që të mundësojnë një defiçit jo më shumë se 3 %, ose 397 miliardë lekë, që përbëjnë 28.5 % e PBB-së. 
Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka bërë të ditur se objektivat që do të përmbushë buxheti i shtetit i vitit 2012 do vazhdojnë të jenë ruajtja e stabilitetit makroekonomik, por për të mbajtur lart kërkesën e brendshme do të vijohet me rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe mbështetjen me rreth 5 % e PBB-së të investimeve publike.  Opozita ashtu sic votoi kundër pr/buxhetit në parim pritet të votojë kundër dhe sot. Sipas deputetëve të saj, drafti nuk është realist si dhe rrezikon rritjen e borxhit publik të vendit mbi tavanin e vendosur prej 60% të PBB-së.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë