Opozita bojkoti mbeldhjen duke arsyetuar se azhoranca po përpiqet që të kapë instutucionet e pavarura. Sipas relatores së këtij pr.ligji, Vasilika Hysit, Endira Bushati nuk duhet të ishte më kryetare që nga viti 2012, kohë kur i ka mbaruar mandati i anëtares së KKRT (tashmë AMA). “Zonja Bushati pretendohet të jetë zgjedhur kryetare e KKRT duke qenë anëtare e KKRT si zëvendësuese e mandatit të Artan Zenelit.
Duke qenë se mandati i A.Zenelit ishte i plotë pesë vjeçar në respekt të pikës 5 të nenit 9 të ligjit, Bushati me rizgjedhjen e saj si kryetare mund ta ushtronte këtë mandat deri në përfundim të mandatit si anëtare, pra deri më datë 24.09.2012. Përtej kësaj date zonja Bushati mandatin e kryetarit e ka të pambuluar me mandat anëtari”, arsyetoi Hysi.
Replikat
-Peza: Ligji i ri parashikon depolitizimin në zgjedhjen e anëtarëve, pasi kjo i jepet si e drejtë shoqatave, universiteteve, shoqërisë civile, etje. Kemi marrë miratim nga OSBE që në datë 19 ose 20 shkurt do të sjell ekspertët e vetë. Dhe më pas do e kalojmë në seancë plenare. Asistenca do të jetë nga tre institucione, KiE, KE dhe OSBE.
Strazimi: Ky ngërçi ligjor që ju thoni që ekziton, mos po e bëni për të bërë ndryshimin e anëtarëve të AMA? E dua përgjigje të sinqertë.
Peza: Jo! (të qeshura në sallë)
Halimi: Ne kemi mend, por të marrim edhe mend e tyre dhe të shkojmë ta votojmë, do të ishte mirë. Mos ikim me mendjen tonë, pa marrë mendjen e tyre. Ndaj unë mendoj ta mbyllim dhe të flasim kur të vijnë edhe mend e atyre.
Xhafa: Ne kemi boll mend, edhe ata ndërkombëtarët kanë. Edhe ne si komision do nxjerrim mendjen më të mirë. Ne çdo rast draft do ediskutojmë, e ka komisioni përgjegjës kompetencën për të vendosur, pastaj seanca e vendos me diskutimet.
Ristani: Është program politik edhe kamuflohet me nismën e deputetit. Një hile është këtu ndaj mos bëni teatër
Fino: Është fillimi akoma, në program e kemi. Do e bëjmë thellë...
Ristani: Ju tregoni që i jeni nisur drejt rrugës së arbitraritetit, sepse jeni kundër Gjykatës Kushtetuese ... Doni të kapni institucionet.
Bylykbashi: Propozimi është një kamuflim i asaj që është parashikuar në program. Qëllimi juaj është të kapet AMA. Duhet të shkojmë në një zgjedhje konsensuale. Sepse ju kërkoni të kapur mediat. Nëse nuk dëgjojmë partnerët dhe ekspertizën, ju kërkoni që të kapni AMA. Të presim deri sa të vijë ligji i diskutuar më parë me eskpertët. Nëse jo, do të jetë një thikë për konsensusin politik.
Vendet vakante në AMA
Aktulaisht nga shtatë anëtarë që ka AMA, katër prej tyre u ka mbaruar mandati. Pikërisht për këtë shkak është propozuar edhe amendamenti i deputetit Peza. Bëhet fjalë për Endira Bushatin mandati i së cilës ka përfunduar më datë 24.09.212, Gent Ibrahimin mandati i së cilit ka përfunduar më 24.09.2012, Detar Hysin, i cili është shkarkuar nga detyra me vendimin nr.08/2009 të Kuvendit si dhe Alban Karapicin, i cili është dorëhequr më datë 28.10.1011 pasi është zgjedhur anëtar i AKEP.
Ndërkohë që anëtarët e tjerë Suela Musta ka mandat të plotë 5 vjeçar, ku në bazë të nennit 134 të ligjit nr.97/2013 për AMA qëndron në detyrë deri në përfundim të mandatit. Sami Neza ka mandat të plotë 5 vjeçar, ku në bazë të nennit 134 të ligjit nr.97/2013 për AMA edhe ky qëndron në detyrë deri në përfundim të mandatit.
Shkrimi u publikua sot (15.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)