Kuvend, miratohet Vettingu në
polici, LSI përçahet për Energjinë

Kuvend, miratohet Vettingu në<br />polici, LSI përçahet për Energjinë<br /><br>
Pas 8 orësh debate dhe diskutime të forta Kuvendi ka miratuar rendin e ditës. Me 86 vota pro dhe një abstenim, Kuvendi ka miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjin e Vettingut në Policinë e Shtetit. Abstenim votoi deputeti i PD, Aldo Bumçi. PS ka 74 vota, ndërsa ligji mori 86 vota, ç’ka do të thotë se edhe deputetë të PD dhe LSI që ndodheshin në sallë kanë votuar pro këtij ligji, i cili do të kalojë në komisione këtë javë me procedurë të përshpejtuar. Me miratimin e ligjit në filtër pritet që të kalojnë mbi 10 mijë efektivë policie.

Një tjetër vendim i rëndësishëm që është miratuar ka qenë edhe ai për bursën e energjisë që ka përçarë LSI. Deputetët e LSI, Haxhinasto, Panariti, Rrokaj, Naço dhe Tusha kanë votuar pro në parim duke e kaluar me 79 vota. Por në përfundim në tërësi edhe ‘rebelët’ e kanë votuar kundër. Ligji specifikon ngritjen e një burse për sektorin e energjisë në Shqipëri. Në seancën e sotme kishte mjaft debate mbi disa cështje, ndërsa kryesorja ishte ajo për teatrin Kombëtar dhe problemet në Universitet.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024