Kuvend, Opozita bojktot komisioneve
deputetët mungojnë te Siguria
Opozita vazhdon të thellojë bojkotin në Kuvend përveç seancave parlamentare tashmë edhe në punimet e komisioneve të përhershme në Kuvend
TIRANE- Opozita vazhdon të thellojë bojkotin në Kuvend përveç seancave parlamentare tashmë edhe në punimet e komisioneve të përhershme në Kuvend. Që në fillimet e punimeve të komisioneve parlamentare, opozita nuk ka marrë pjesë. Kështu, deputetët e djathtë së bashku me ata aleatë nuk kanë marrë pjesë dje në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, i cili drejtohet nga deputeti Spartak Barho.
Kjo është vënë re edhe nga ana e deputetëve të majtë në komision, të cilët kërkuan bashkëpunim me deputetët e opozitës. Gjithësesi ky nuk është bojkoti i parë i deputetëve të opozitës, të cilët nuk morën pjesë as në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese. Qëndrimi bojkotues i opozitës për të mos marrë pjesë në seacnca plenare si dhe në komisionet parlamentare erdhi menjëherë pas miratimit të aktit normativ të qeverisë për ligjin për nëpunësin civil, akt ky që pritet të shqyrtohet në javën në vijim në komisionet parlamentare. Vetëm dy ditë më parë opozita bojkotoi seancën plenare, duke u shprehur se në rast se nuk do të ketë konsensus me qeverinë për mosmiratimin e aktit normativ, atëherë ajo paralajmëroi përplasje mes qeverisë dhe shqiptarëve.
ProjektligjetPa praninë e deputetëve të opozitës, anëtarët e Komisionit të Sigurisë miratuan dy prej projektligjeve që janë në rend të kalendarit të punimeve në këtë komision. Në mbledhjen e djeshme u diskutuan dhe u votuan vetëm me votat e mazhorancës dy projektligje, atë "Për Masat Kundër Financimit të Terrorizmit" dhe "Projektligjin për Sigurinë e Tuneleve Rrugore". I pari vjen në kuadër të nevojës për adresimin dhe reflektimin e rekomandimeve e të vlerësimit të katërt të Komitetit MONEYVAL për Shqipërinë. Ndërsa projektligji "Për Tunelet", ka të bëjë me sigurinë në tunelet rrugore, ku moszbatimi i rregullave të qarkullimit, mund të shkaktojë aksidente me përmasa shumë herë më të mëdha se ato në rrugë.
Programi i qeverisëDeputetët e opozitës bojkotin e parë të tyre në e filluan në seancën e dytë plenare të këtij sesioni parlmanter gjatë kohës kur kryeministri Edi Rama po prezantonte programin e qeverisë për mandatin e tij qeverisës 2013-2017.
Akti normativBojkoti i dytë nga ana e deputetëve të opozitës erdhi në seancën e ditës së enjte, ku kreu i grupit parlamentar të PD bëri të ditur qëndrimin e grupit në lidhje me aktin normativ të qeverisë për ligjin e statusit të nëpunësit civil.
KomisionetOpozita po vijon me bojkot tashmë edhe në komisionet parlamentare
Shkrimi u publikua sot (05.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.6%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 634
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun
28 Nëntor, 14:41
-
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese
28 Nëntor, 14:38
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…
28 Nëntor, 14:37
-
Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)
28 Nëntor, 14:20
-
Vlorë/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë
28 Nëntor, 14:19
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë
28 Nëntor, 14:13
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21