TIRANE- Mes debateve dhe protestave të deputetëve të opozitës dje në sallën parlamentare, mazhoranca ka votuar e vetme projekligjet që ishin përcaktuar në rendin e ditës, ku me shumicën e votave ajo ka rrëzuar edhe dekretin e kreut të shtetit që kthen për rishqyrtim në Parlament aktin normativ për disa ndryshime në ligjin "Për nëpunësin civil". Me 75 vota pro dhe një votë abstenim të deputetes së LSI, Monika Kryemadhi, mazhoranca ka lënë në fuqi aktin normativ të saj, i cili ka shtyrë me 6 muaj hyrjen në fuqi të tij, deri në muajin prill. Sipas relacionit të Komisionit të Ligjeve, arsyetimet e parashtruara në këtë dekret nuk qëndrojnë, pasi akti normativ është ligjor dhe kaloi me shumicë votash, në seancën e 30 majit.
Deputetët e opozitës, të pranishëm në sallën e Kuvendit, nuk morën pjesë në votim në shenjë proteste ndaj debateve për mundësinë e asgjësimit në Shqipëri të armëve kimike të Sirisë. Për orë të tëra ata qëndruan para foltores së Kuvendit duke mos lejuar në këtë mënyrë asnjë deputet apo ministër që të fliste nga pozicioni i foltores. Seanca i ndërpreu punimet dy herë pasi përfaqësuesit e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit për të mos lejuar që seanca të vazhdonte punimet sipas rendit të ditës, duke insistuar në kërkesën e tyre për praninë e Kryeministrit në sallë.
Përplasja e Nishanit me Qeverinë
Presidenti Bujar Nishani ka vijuar përplasjen me mazhorancën aktuale duke mos iu përgjigjur as letrave. Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se kryetari i parlamentit Ilir Meta i ka dërguar dhe një letër kreut të shtetit ku i kërkon që të japë pëlqimin e tij që kontrata me kompaninë “Crown Agent” të hyjë në fuqi menjëherë. Por pavarësisht kohës së lënë, Presidenti Nishani nuk i ka kthyer përgjigje Kuvendit. Ky i fundit miratoi me 74 vota pro projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor”, e cila do të hyjë në fuqi pas 15 ditësh nga botimi në Fletoren Zyrtare.
Gjatë seancës së djeshme, edhe pse mes britmave dhe fishkëllimave të deputetëve të opozitës, të cilët nuk u larguan për asnjë moment nga foltorja, ministri i Financave Shkëlqin Cani ka mbrojtur marrëveshjen duke renditur edhe përfitimet që do të ketë sistemi doganor në vendin tonë. Kompania “Crown Agents” i mundëson qeverisë heqjen e çmimeve të referencës në dogana qysh nga janari i vitit të ardhshëm. Të ardhurat që pritet të realizohen pas instalimit të kompanisë britanike “Crown Agents” për asistencën e doganave, janë përllogaritur në rreth 90 milionë euro. Ndërsa projektvendimi “Për miratimin e propozimit të Këshillit të Ministrave të revokimit të zgjedhjes së anëtarëve e të caktimit të Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe rikthimin në detyrë të anëtarëve e të kryetarit të liruar para mbarimit të mandatit” u miratua me 75 vota pro.
Interpelanca
Përsa i përket interpelancës me Kryeministrin kërkuar nga një grup deputetësh të PD për çështje që kanë të bëjnë me Policinë e Shtetit, kjo interpelancë u shty për shkak të vizitës së Ramës jashtë vendit.
Progres-raporti 2013
Llalla seancë dëgjimore sot në Komisionin e Ligjeve
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla pritet që të raportojë sot në Kuvend në lidhje me Progres Raportin e vitit 2013. Kryeprokurori do të jetë pikërisht në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në të cilën do tu përgjigjet edhe pyetjeve të deputetëve. Në fokus të seancës dëgjimore me anëtarët e këtij komisioni pritet që të jenë edhe masat e ndërmarra nga organi i akuzës në vend për parandalimin e korrupsionit apo dhe shifrat për kriminin në vend apo dhe bashkëpunimi i këtij institucioni me qeverinë dhe organet e tjera drejtuese në vend.
Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Agent", kontrata kalon pa debat">