TIRANE -Kuvendi miraton vetëm me votat e mazhorancës projekligjin për armët, i cili lejon mbajtjen e armëve nga deputetët, zv/ministrat dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Projektigji u miratua vetëm me 66 votat e mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër, 56 vota Sipas ministrit të Brendshëm Flamur Noka ligji i ri shkurton listën e personave, që duhen të mbajnë armë ndërsa deputetët socialistë u shprehën kundër tij, për faktin se e konsiderojnë të turpshëm armatosjen e deputetëve dhe mbrojtjen e vetvetes nga qytetarët.
Seanca u shoqërua me debate për gati 3 orë dhe fjala e ministrit të Brendshëm Noka u ndërpre nga deputetët socialistë, me thirrjet: Ti je i paaftë, je mediokër. Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Topalli, u mbylli mikrofonin, i dha fjalën deputetit Leonard Demi. Gjatë seancës, Topalli i uroi ditëlindjen, deputetes socialiste Arta Dade.
NOKA: LIGJI SAKTESON TE GJITHA LLOJET E ARMEVE NE PRONESI TE SHTETIT DHE INDIVIDIT
"Hartimi i këtij projektligji, është nisur nga domosdoshmëria e shfuqizimit të ligjit aktual, i cili që prej viti 1992, nuk kishte pësuar asnjë ndryshim thelbësor, duke dalë krejtësisht jashtë kontekstit kohor, lidhur me stadin aktual të Shqipërisë. Gjithashtu, dosmodoshmëri dhe nevojë imediate për ndryshimin përbënte edhe detyrimi i përafrimit të këtij ligji me direktivën e BE-së për “Për kontrollin e blerjeve dhe posedimit të armëve”.
Akti, për herë të parë krijon, një përkufizim të qartë për konceptin armë, i cili nuk është aspak i qartë në ligjin aktual, si dhe trajton në mëyrë të detajuar këtë koncept. Ky projektligj, në raport me ligjin aktual, sjell si risi kategorizimin teknik të plotë dhe të qartë të të gjitha llojeve të armëve. Ky definim i qartë i konceptit armë, por edhe kategorizimi i detajuar i tyre, është në harmoni të plotë me paketën e ndryshimeve në Kodin Penal, që shërben për forcimin e mëtjeshëm të luftës kundër krimit. Ai është një ndihmë e shtuar për organet e drejtësisë, lidhur me trajtimin kategorise se armeve dhe rasteve të armëmbajtjes pa lejë.
Ky projektligj, saktëson plotësisht kategoritë e armëve në pronësi shtetërore dhe në pronësi të shtetit apo privatit, duke kufizuar ndjeshëm gamën e armëve për përdorim privat apo natyrë sportive dhe saktëson ato që mund të koleksionohen. Në këtë ligj, gjithashtu, parashikohet rregullimi i kushteve për blerjen, mbajtjen, ruajtjen, prodhimin, riparimin, çaktivizimin, tregëtimin, transportimin, gjurmimin, importimin e armëve dhe municionit të armëve, për personat juridikë dhe fizikë, si edhe eksportimin e tyre".
SKUQI: KA NXITIM, ME SHUME TEKNIK SE POLITIK
"Përse opozita përpiqet të pengojë me të gjitha mjetet, mazhorancën, të realizojë reformat?! Kjo psikologji pengmarrjeje ka vënë në vështirësi edhe disa deputetë të nderuar të opozitës."
STERKAJ: VETEM ARMET JU KISHIN MBETUR PA PRIVATIZUAR
Stërkaj: Zonja kryetare, desh vdiqa kur isha me ju, me Partinë Socialiste u ringjalla.
Topalli: Unë vetëm tym të zi shoh andej nga ju, Paulin. Jam e sigurtë se ti dhe në 23 qershor do të votosh pro Sali Berishës!
Stërkaj: Të garantoj se s’ka tym dhe është shumë kthjellët.Në 1997 kam qënë komandant I forcave special dhe me sytë e veshët e mi pashë si u hapën depot e armëve nga deputetët e mazhorancës. A nuk ju mjaftojnë 300 mijë armë të paligjshme, që ia dhatë ju popullit shqiptar në 1997-?! Siguria në vend rritet nga çarmatosja, jo nga armatosja e popullsisë. Ky ligj synon jo armatosjen e pushtetarëve, por për t’I dhënë biznes pushtetarëve, shitjen e armëve. Siç keni privatizuar minierat, naftën, ju doni të privatizoni dhe armët. Zonja kryetare: Ky ligj do shtojë dhunën në familje, do shtojë vrasjet e grave, ca nga stresi, ca nga stresi. Kryeministrit do t’I bëja thirrje që duke qënë doktor do pritja prej jush një punë më të madhe për uljen e kriminalitetit në vend. Por ju s’po jeni në gjendje as t’i hetoni.
Topalli: Kujdes, se ky ligj do të armatosë edhe Edvinin. Të paktën ta fusim në fuqi më 23 qershor, jo më parë, se kushedi ç'bën.
DEMI: DEBATET JANË KOT, KY ËSHTË LIGJ PRO SIGURISË PUBLIKE
"Po bëjmë disa debate politike më kot, për një ligj që i shërben vendit dhe sigurisë publike. Hamendësimet politike nuk I shërbejnë rendit, por vetëm një tensioni të kotë pa dobi."
ARBEN ISARAJ: ME ARMET, DO MBROJMË POPULLIN APO VETEN NGA POPULLI?
“Sot, në nenin që na afrohet pa arsye e pa logjikë shtohen të gjithë anëtarët e gjykatës Kushtetuese, gjykatës së Lartë, zv ministra, prefektë e çdo gjyqtar e prokurori pa kërkesë personale të tyre. Sot po na çarmatosin vetëm presidentin dhe të gjithë na duan nën armë. Biznesi i armëve mezi pret miratimin e pr/ligjit ndërkohë që njerëzit po shqetësohen. A thua se jemi para një lufte ku të gjithë duhet të jemi me armë. Vetëm komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura e kanë çarmatosur. E ka çarmatosur Saliu pasi i mori të gjithë dekretet fuqitë dhe e la me lugë bosh në brez. Me këtë ligj do mbrojmë popullin apo do mbrojmë veten nga populli?!"
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com