Kuvend, PD miraton pa të
majtët ligjin për prokurimet

Kuvend, PD miraton pa të<br />majtët ligjin për prokurimet
TIRANE- Parlamenti miratoi me vetëm votat e mazhorancës kalimin në varësi të Kryeministrit për dy insititucione. Për INSTAT votuan 68 deputetët pro dhe 57 kundër, ndërsa për agjencinë e prokurimit publik 68 pro dhe 59 kundër.

DEBATET
Debate në Kuvend për pr/ligjin për tatimin mbi të ardhurat. PS thotë se ligji është padrejtësi shoqërore, ndërsa ministri i Financave Ridvan Bode akuzoi opozitën se kërkojnë të rikthejnë kohën e monopeleve. "PS çiçikovianë, duan ti hapin rrugën takses progresive, shpikje e Ramës. " U diskutua dhe  pr/ligji "Për statistikat zyrtare”. Sipas PS me ndryshimet në ligj kryeministri merr kontrollin e INSTAT, ndërkohë që maxhoranca thotë se është vetëm një rregullim ligjor,  për ta kthyer pr/ligjin e hartuar nga opozita kur ishte ne qeveri, në shtratin e kushtetueshmerise.

Ora 14:09  Nis diskutimi i Projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar”.

Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”.

ORA 12:34 SHEHU ZHURME PER ASGJE, PS: INSTAT NE VARESI TE KUVENDIT
Zv ministri i Financave, Sherefedin Shehu akuzoi PS se “po bën shumë zhurmë për asgjë. Në vend të fjalës Këshilli i Mistrave do thuhet kryeministri.Sepse kur përmendet Këshilli i Ministrave na shkon mendja te mbledhja që bëhet një herë në javë. Me ndryshimin që do bëhet përgjegjësia nga salla në muret shkon te kryeministri i cili përgjigjet përpara qytetarëve” . Ndërsa deputetët socialistë thonë se me marrjen e varësisë nga kryeministri shprehen të shqetësuar se do manipulohen shifrat për nivelin e papunësisë.
“Ka ardhur koha që INSTAT të jetë në varësi të kuvendit, e jo të kryeministrit dhe hartuesit ligjor të dalin para ligjit nëse ndryshojnë shifrat zyrtare” - deklaroi deputeti socialist Gazmir Bizhga.

Ora 12: 36 HALIMI: ESHTE RREGULLIM LIGJOR
Ministri Drejtësisë, Eduard Halimi tha se është thjesht rregullim ligjor dhe maxhoranca po kthen ligjin në shtratin kushtetues pasi kur PS ishte në qeveri bëri një ligj antikushtetues. “Kërkojini falje shqiptarëve që keni bërë një ligj antikushtetues dhe ne po e kthejmë ne shtratin kushtetues. Hiqni imunitetin. Të ndryshojmë Kushtetutën”

Ora 12: 00 BALLA: “LIGJI PER STATISTIKAT ZYRTARE NUK GARANTON PAVARËSINË E INSTAT”
Nis diskutimi dhe i projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”. Deputeti Taulant Balla tha se e vërteta e pr/ligjit të statistikave zyrtare dhe e pr/ligjit të prokurimeve publike, “tregojnë sëmundjet e rënda që vuan kjo qeveri, pushteti i përqëndruar në duart e kryeministrit dhe reduktim deri në shfarosje të pavarësisë së institucioneve.” Sipas Ballës pr/ligji nuk adreson asnjë rekomandim të BE-së.
“Ligji nuk garanton pavarësinë e INSTAT”- tha deputeti PS.

DEBATI PER TAKSEN E SHESHTE DHE TAKSEN PROGRESIVE

Ora 11 : 46 BODE: SOCIALISTET CICIKOVIANE, TAKSA PROGRESIVE, SHPIKJE E RAMES 
 
Sipas ministrit të Financave pr/ligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar është modern dhe është ligj i drejtësisë sociale. Duke iu referuar fjalës së Kodhelit, Bode tha se opozita është kundër drejtësisë sociale. Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se, p/ligji "për tatimin mbi të ardhurat" i rekomanduar nga USAID-i shmang pabarazinë. Tatimi mbi të ardhurat do të veprojë për të ardhurat mujore më shumë se 1.5 mln lekë të vjetra, në krahasim me përpara kur deklaronin të gjithë ata që kishin një pagë më shumë se 600 mijë lekë të vjetra. Kjo rritje erdhi pas propozimit të USAID."

Bode tha se taksa progresive është shpikje e fundit e Ramës.
Ky ndryshim reflekton të kundërtën e asaj që pretendojnë disa të majtë çiçikovianë që mundohen të gjejnë shpirtrat e vdekur, duke theksuar se në vend kanë 1.2 milionë të papunë. Ky ligj është nga më modernët dhe është përqafuar anembanë botës. Ai është më funksionali dhe më efikasi për eleminimin e pabarazive që sjell ekonomia e tregut. Qëllimi i çiçikovianëve të majtë ishte si ti hapim rrugën taksës progresive që ka shpikur kreu i PS. Taksa progressive është shpikja e fundit e Ramës, dhe na prezantohet si modernizim i sistemit fiskal.”- nënvizoi ministri i Financave.

Sipas Bodes taksa e sheshtë e bëri Shqipërinë të jetë vendi i dytë me taksa më të ulëta, rriti konkurencën dhe evazion fiskal

“Ky ishte një favor që i bëmë ekonomisë shqiptare” nënvizoi Bode duke akuzuar PS se kërkon të kthejë kohën e monopoleve. “Juve ju djeg se sistemi fiskal shënoi fillimin e modernizimit të vendit. Taksa e sheshtë na mbajti jashtë krizës. Nuk ju voton kush se jeni të pabesueshëm. Ju kërkoni të vendosni taksën progresive se doni të ktheni kohën e monopoleve, republikën e bananeve. Përgjigjen e merrni në zgjedhjet që kemi. Ju doni të shkatërroni ekonominë e vendit, doni të riketheni konjukturat që nuk favorozojnë tranparencën dhe konkurencën. Ju keni armiqësi ndaj tregut në tërësi"- tha Zoti Bode.

Ora 11: 30 KODHELI: NDRYSHUAT 65 HERE 6 LIGJET E ADMINISTRATES
Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli deklaroi se administrata tatimore nuk ka kapacitete për përpunimin e deklaratave për të ardhurat personale."Sot në Shqipëri numërohen 36 mijë deklarime të papërpunuara, ndërsa me ndryshimet që propozohen në këtë ligj do t'u shtohen edhe 1.6 milionë deklarime të tjera", thekson Kodheli. Sipas saj, këtë proces administrata tatimore pretendon t'a bëjë në pak muaj, ndërkohë që në SHBA për të përpunar deklaratat e një viti duhen 4-6 vjet. "Imagjinoni kohën që i duhet administratës tatimore shqiptare, kur nuk kemi një sistem teknologjie për përpunimin e të dhënave edhe pse jemi në moshën e internetit", deklaroi Kodheli.
"6 ligjet bazë të administrimit tatimor janë ndryshuar plot 65 herë nga kjo maxhorancë, dhe këto ndryshime të shpeshta vlerësohen nga gjithë institucionet ndërkombëtare të dëmshme për qytetarin dhe biznesin. Paratë që paguajnë dhe koha që harxhojnë për t'u përditësuar janë në top listën e problemeve të tyre", u shpreh Kodheli

Ora 10: 40 AHMETAJ: TAKSA E SHESHTE PADREJTESI SHOQERORE
 Ne orën 10: 30 minuta Kuvendi nis seancën me diskutimin e pr/ligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.  Deputeti socialists Arben Ahmetaj deklaron se “Taksa e sheshtë është padrejtësi shoqërore. Taksa e sheshtë e ka emrin taksa e varfërisë, Berisha i merr një qytetari të thjeshtë për 10 vite 5 mln lekë të vjetra. Ndërkohë që me taksën progresive të propozuar nga PS, deputetët do paguanin më shumë, ndërsa qytetarët më pak. Berisha, ministrat e të gjithë deputetët kursejnë 20 milionë lekë"- tha deputeti Arben Ahmetaj.

BERISHA KONTROLL INSTAT, PR/LIGJI NE KUVEND
Seanca e sotme parlamentare pritet të përfshihet në debate në lidhje me projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”, me ndryshimet e të cilit Instituti i Statistikave i kalon në varësi të kryeministrit.

Ndryshimet në pr/ligj janë kundërshtuar dhe votuar kundër nga opozita gjatë diskutimeve që i janë bërë këtij pr/ligji në komisionet e Integrimit, komisionin e Ekonomisë dhe në komisionin e ligjeve.

Në mbledhjen e Komisionit të integrimit, që u zhvillua më 20 shkurt, Kryeministria mbrojti ndryshimet në pr/ligji me pretendimin se ato do të garantojnë mbarëvajtjen e këtij institucioni veçanërisht nga pikëpamja administrative.

Ndërkohë deputët e opozitës votuan kundra dhe kritikuan ashpër këtë vendim, duke ngritur shqetësimin se kalimi i INSTAT-it në duart e Kryeminsitrit do të cënonte besueshmërinë e institucionit.

BERISHA  NUK DO JETE NE SEANCE, NDODHET NE BRUKSEL
Kryeministri Berisha nuk mund të jetë në seancën e sotme të diskutimit të ndryshimeve të pr/ligjit të statistikave, pasi është nisur dje Brukselit për të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane (PPE), i cili do të zhvillohet sot.
pr/ligji pritet të ngjallë shumë debate.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë