Tahiri iu drejtua Berishës që t'i bëjë thirrje Shkëlzenit që të shkojë që të dëshmojë në komisionin hetimor për CEZ, por edhe në prokurori për akuzat.
"Thuaj tët biri dhe të përgjigjet për atë që ka bërë në lëkurën tënde kur ke qenë kryeministër" tha Tahiri.
Ministri iu përgjigj në mënyrë indirekte edhe akuzave të Manjanit para tre ditësh duke thënë se kush ka akuza të shkojë në prokurori.
"Nëse keni akuza shkoni në Prokurori".
Por ajo deklarata që solli reagimin e ashpër të opozitës ishte akuza për gjyqtarët dhe prokurorët.
"Ka gjyqtarë që janë emëruar me demek me short. Pse nuk flet parlamenti për drejtësinë.
Një gjysmë këtu nuk e do reformën në drejtësi, pasi duan ta mbajnë peng" u shpreh Tahiri duke sjellë reagimin e opozitës që bllokoi foltoren për disa minuta.
Ndërsa Berisha ka replikuar me Tahirin duke u shprehur se Rama kërcënon gjyqtarët, ndërsa Manjani u shkarkua për të shpëtuar Balilin.
"Rama kërcënon gjyqtarët. Qeveria po përdor krimin për interesa personale. Rama u tha ndërkombëtarëve se Balili fshihet në pronat e kryetarit të Kuvendit.
Manjani u shkarkua për të shpëtuar Balilin" tha ai. Ndërsa ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i kërkoi opozitës që të kërkojë mocion mosbesimi ndaj qeverisë pas akuzave të ministrit Manjani.
Deputetja e PD u shpreh se qeveria ka rënë, pasi sot në Kuvend nuk është as Ilir Meta dhe as ministrat e LSI.
Kryeministri Rama nuk është i pranishëm në seancën e sotme plenare, pasi po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.
Opozita bllokon foltoren e Kuvendit
Ministri Tahiri ne Kuvend
Reagimi i opozites pas akuzave te Tahirit
Diskutimet ne Kuvend
13:45 Akuzat për lidhje me kriminelët, Braçe nxjerr bllof Berishën me një foto
Deputeti i PS, Erjon Brace ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës së ka lidhje me banditë që janë miq të Emiljano Shullazit dhe se i ka dhënë licencën pronarit të "Eldon park" në Lushnje.
"Lidhjen e deputetit Erion Braçe me baditët më të rrezikshëm në Lushnje dhe bizneset e tyre mafioze.
Brace shoqërohet me Julian Sulën, mik me Shullazin dhe nëpër lushnje bredh me 2 pistoleta në brez!!
Erioni meqë ra fjala i ka dhënë licencën për përpunimin e naftës një tjetër gangsteri në Lushnje, pronarit të 'Eldon park" dhe Lushnja helmohet cdo natë" shkruante Berisha.
Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Braçes në sallën e Kuvendit duke deklaruar se nuk e njeh, personin për të cilën e akuzon Berisha dhe se në kompleksin në fjalë kanë qenë deputetët e PD para pak ditësh duke festuar përvjetorin e themelimit të PD.
"Sali Berisha ka shkruar dje se Brace është i lidhur me Julian Sulën dhe pronarin e 'Eldon park'.
Unë absolutisht nuk e njoh. Sfidoj Berishën të gjejnë qoftë edhe një foto ose një dëshmitar dhe unë dal nga parlamenti.
Shikoni fotot në 'Eldon Park' ku është duke festuar Edmond Spaho dhe deputetët e PD të zonës në sallën kryesore në 21 janar duke festuar përvjetorin e themelimit të PD në Lushnje.
Përsa i përket licencës që më akuzon se i kam dhënë, unë jam përplasur për këtë licencë, që nuk mund të vihet në punë fabrika e përpunimit të naftës dhe ministri që ka idenë e tij mendonte të kundërtën. Këta njerëz janë përballur me mua.
Nuk është vetëm ky, por edhe një tjetër që iu bllokua fabrika në Plug"deklaroi Braçe.
Ndërsa nuk munguan edhe sharjet dhe ofendimet me Spahon.
"Ti palaço rregullo gjuhën, ja ku i ke fotot që ke dalë te 'Eldon park'.
Në fund Brace nuk la pa thumbuar edhe protestën e opozitës në 18 shkurt. "Merreni pushkët dhe blerini kryeministrisë në 18 shkurt, sikur e bëtë në 21 janar".
Fotot e publikuara nga Braçe ku deputetët e PD sipas tij janë te 'Eldon Park' në Lushnje
13:45 Braçe: Përplasja mes Llallës Dhe Donald Lu, e paprecedentë
Deputeti i PS, Erjon Braçe e cilësoi si të paprecedentë përplasjen mes kryeprokurorit Llalla dhe ambasadorit të SHBA, Donald Lu.
"Përplasje e rëndë mes kryeprokurorit dhe ambasadës së SHBA. Kjo më kujton atë që bëtë ju që akuzonit ambasadën e SHBA këtu në këtë sallë për grusht shteti" deklaroi ai.
Më pas Brace u është përgjigjur akuzave të Berishës se Shqipëria nuk është demokraci për banditokraci.
"Arrestove Nanon, theve embargon e OKB për naftën duke furnizuar Serbinë. Si ka mundësi që kur në këtë vend SHISH rrëmbente një shqiptar të ndershëm si Remzi Hoxhën, e zhduke.
Ky njeri që ka sulmuar Kryeministrinë me anti-tank, ndërsa pas kthimit në pushtet shiti pasuritë e shqiptarëve, privatizove OSSH te një 'spurlljak' që thotë se kam marrë 3% tim në bazë të marrëveshje. Kjo demokraci është? Sekser që i kanë marrë vendit miliona euro.
Ashtu bëtë edhe me ARMO-n edhe më të gjitha pasuritë e vendit duke vrarë, shitur dhe vjedhur" akuzoi Brace.
Ndërsa ish-kryeministri Berisha u largua nga salla.
13:45 Topalli: Qeveria ka rënë, mocion mosbesimi
Ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i kërkoi opozitës që të kërkojë mocion mosbesimi ndaj qeverisë pas akuzave të ministrit Manjani.
Deputetja e PD u shpreh se qeveria ka rënë, pasi sot në Kuvend nuk është as Ilir Meta dhe as ministrat e LSI.
"Qeveria ka rënë, ministrat e LSI nuk kanë ardhur sot në Kuvend, kërkoj mocion mosbesimi.
Dje drejtori i TVSH ka marrë një vendim për të shkarkuar Edmond Zhulanin, Shpëtim Saracin dhe Alfred Kacinarin.
Por cfarë krimi kanë bërë, cilin kanë vrarë, ata janë mjeshtërat e muzikës dhe krenaria jonë.
Edhe këtu duhet të arrijë hakmarrja e kryeministrit të vendit, që vjen edhe nga Akademia e Arteve.
Por Balili nuk kapet dhe nuk do të kapet përsa kohë do të jetë Rama. Ai pret të kapet Balili kur të shkojë 70-vjeç.
Manjani akuzoi se bëhen mbledhje qeverie pa qenë prezent, kjo është një akuzë shumë e rëndë" deklaroi Topalli.
13:30 Berisha: Qeveria ndjek prokurorët me kriminelë me uniformë
Rama kërcënon gjyqtarët. Qeveria po përdor krimin për interesa personale. Rama u tha ndërkombëtarëve se Balili fshihet në pronat e kryetarit të Kuvendit.
Manjani u shkarkua për të shpëtuar BalilinKreu i bandës kriminale është Edi Rama. Edi Rama e ka një vëlla. Vëllai i tij quhet Olsi Rama. Oli Rama, qytetar shqiptar dhe amerikan, kur denoncova në këtë parlament që u kthye për trafiqe , asnjë nga ju nuk e besoj, por informacionin e kisha nga një anëtar i grupit të tij.
Po vijmë me tej tek Olsi Rama.
Daljet jashtë vendit të Olsi Ramës, po me çfarë thoni ju? A mund të pyesim pak, kjo makinë është gjetur nga prokuroria e përshtatur për transport kokaine.
Kush të dojë i ka këtu, hyrjet dhe daljet e vëllait dhe Edi Ramës dhe Jona Dervishit.
Makina e kapur kishte vende të posaçme për trafikun e drogës dhe për këtë ka foto dhe video të dokumentuara.
Prokurorëve u vendosin kriminelë me uniformë nga pas. Kjo ndodh vetëm këtu. Nuk e them unë, por Ministri i Drejtësisë.
Ora 15:15 Blushi: Rama shkatërroi PS-në tani dhe LSI me ndihmën e Metës
Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, akuzon dy bashkëkryetarët e koalicionit qeverisë se janë përgjegjës për atë që e cilëson si kaos në vend.
Nga foltorja e kuvendit Blushi është ndalur tek zhvillimet e fundit në qeveri ndërsa tha se shteti nuk funksionon më ndërsa tha se koalicioni qeverisës është një koalicion tregtarësh.
Sipas tij janë të gabuara llogaritë me 71 mandate pasi do të jenë shqiptarët ata që do ti përcaktojnë.
Blushi ka akuzuar gjithashtu Ramën duke thënë se pasi shkatërroi PS-në, tani po shkatërron LSI-në, me ndihmën e Ilir Metës.
Deklarata e Blushit në Kuvend:
Reforma në drejtësi duket sikur është amnisti për ata që kanë abuzuar, ju thuhet shkoni në shpi se s’ju prek askush për ato që keni bërë nëse aplikoni prapë për gjykatës. A punon prokuroria kur iu heqin vizën të paktën 50 prokurorëve? A punon policia kur ministri i drejtësisë thotë se bashkëpunon me krimin?
A ka më qeveri kur kryeministri i thotë një ministri ha pilaf se s’do të heq nga puna deri sa të mbarosh pilafin. S’janë fjalët e mia, janë të këtij koalicioni.
Ajo që besoj sot është që koalicioni po organizon funeralin e republikës sonë.
Shteti është duke rënë dhe për këtë shkak akuzoj njësoj si Ramën dhe Metën. I pari është i paaftë, i dyti bën gjithçka për të na bindur se sa i paaftë është i pari.
S’është këtu por dua t'i them diçka Ilir Metës, ne s’kemi nevojë të na tregosh sa i paaftë është Rama. Çështja është ca bën ti.
Një kompliment do ja jap, pasi shkatërroi PS, i është sulur LSI, po shkatërron LSI me ndihmën e pakursyer të Ilir Metës.
Kam disa vjet që ia njoh aftësinë shkatërruese këtij njeriu, e ka perfekte. LSI është viktima e vet e fundit.
Kjo më jep kënaqësi, se si LSI, si Rilindja janë dy ortakë, janë dy rivalë në krim që ligji s’i kap dhe s’ka për t’i kapur sa kohë janë bashkëpunëtor në krim.
Foli me gojën e Vasilit se policia është një me krimin dhe pastaj shkon mban qeverinë në këmbë.
O Ilir, kur do flasësh me gojën tënde zotëri, se flet me gojën e Vasilit, Ylli, Luanit, për të thënë atë që është e vertetë, që ky koalicion nuk funksionon më dhe kjo Republikë ka rënë.
Kostoja është papunësia, administratë që s’funksionon…S’mund të fshihesh pas Yllit, Luanit dhe Vangjelit, e ke marrë deri në fund këtë përgjegjësi dhe duhet të paguash çmimin.
Meta duket si llogaritar, e vetmja fjali është që thotë 71, e vetmja gjë që ka janë numrat, po 71, pse republika jonë me 71 e Ramës dhe Metës do merret?
Kjo parti, s’flet vetëm numëron, nuk mendon, vetëm llogarit.
Përfaqësoni vulgun e Shqipërisë, kryeministri flet për pilaf, domethënë ky është koalicioni i pilafit dhe degradimit të kësaj shoqërie bashkë me koalicionin ka rënë dhe morali i kësaj shoqërie.
13:00 Kuvend, Tahiri-Berishës: Thuaj Shkëlzenit të shkojë të dëshmojë
Ajo që ndodh në këtë sallë, është shembulli i Shqipërisë së fjalëve, përballë asaj që ndodh jashtë sallës, që është Shqipëria e punës, që ka të bëjë me njerëzit e vërtetë, me hallet e vërteta. Dhe që ajo që deklaroni ju këtu, në këtë foltore, nuk ka pikën e lidhjes me atë që kanë nevojë vërtetë shqiptarët. Aty lart janë disa studentë që vijnë këtu me pretendimin për të dëgjuar ‘kokat e kombit’ se ç’do të thonë në Parlament – e dëgjojnë vetëm vrerë, llum, akuza e shpifje.
Mirë se erdhe, shembulli më ekzemplar i këtij Parlamenti për shpifjet dhe për akuzat, bravo të qoftë! Por “bëmë baba të të ngjaj”, thuaji tët biri të shkojë atje në Komision Hetimor e të përgjigjet për çfarë i takon, për çfarë ka bërë me llogarinë tënde, në lëkurën tënde dhe me firmën tënde kur ke qenë kryeministër. Kësaj i thonë “bëm baba të të ngjaj!”. Ndaj shko vetë atje jep llogari, lër dhe tët bir të japë llogari.
Kjo është Shqipëria që nuk duan shqiptarët. Dhe kjo nuk është arsyeja përse ata të rinj që janë atje lart e shumë të tjerë që kanë ardhur këtu kanë nevojë të marrin model.
Jashtë kësaj salle ka shqiptarë normalë, që presin të dëgjojnë këtu problemet reale dhe zgjidhjen reale. Dhe këtu për gjithçka tjetër flitet përveçse për një gjë: për Reformën në Drejtësi.
Po ç’Parlament është ky që nuk flet për drejtësinë, kur e gjithë Shqipëria zien për padrejtësinë, për pandëshkueshmërinë, për pabarazinë e qytetarëve përpara ligjit?
Ç’parlament është ky që nuk flet për drejtësinë?! Ç’parlament është ky që vjen ndytë këtë foltore me shembullin më të keq sesi duhet të jetë politikani.
Nëqoftëse këtu ka njerëz, që i zë goja lesh me akuza dhe fyerje, shkoni në Prokurori. Tregoni veten se jeni idhtarë të Shqipërisë, së ligjit, të forcës së ligjit, sundimit të shëtit ligjor dhe shkoni paraqituni në Prokurori. Kjo është Shqipëria që duan shqiptarët.
Në qoftë se doni realisht të ndërtoni një Shqipëri më të mirë dhe keni pretendime për mua, për Edi Ramën, për Ditmirin, për Benin për tjetrin, për tjetrin..., shkoni në Prokurori.
Kjo nuk është Shqipëria që duan shqiptarët. Ka gjyqtarë në Shqipëri të emëruar me demek shorti që nga Këshilli i Emërimeve dhanë dorëheqjen.
Qytetarët e kanë të qartë, që ky parlament ka një bast. E nëse kjo sallë ndahet në dysh nuk ndahet për shkak të varfërisë, për shkak të pasurisë. Kjo sallë ndahet në dysh vetëm për shkak të drejtësisë. Këtu në këtë sallë ka një gjysmë që nuk e do Reformën në Drejtësi dhe ka një anë tjetër që e do Reformën në Drejtësi.
Këtu në këtë sallë ka disa njerëz që duan ta mbajnë drejtësinë peng dhe ka disa njerëz të tjerë që janë të dedikuar për t’i dhënë Shqipërisë drejtësinë që meriton. Këtu në këtë sallë ka disa njerëz që mbrojnë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Ka disa njerëz të tjerë që duan të bëjnë Reformën në Drejtësi, sepse Shqipëria meriton drejtësi. Sepse familjet shqiptare meritojnë drejtësi.
Këtu në këtë sallë ka disa njerëz që janë të gatshëm të bëjnë edhe zhurmë në parlament, mjafton të mbrojnë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Këtu në këtë sallë ka disa njerëz që përfaqësojnë të djeshmen. Ne jemi të bindur për Reformën në Drejtësi. Kjo mazhorancë do të bëjë Reformën ne Drejtësi. Ju të tjerët suksese në jetë.
Replika e dytë:
Ministri Tahiri: Vangjel, i dashur Vangjel! Kjo Reforma në Drejtësi është vërtetë për të disa, kundër disave. Që ta mbash mend, është për njerëzit e ndershëm kundër gjyqtarëve të korruptuar. Për këtë është dhe për këtë do jetë.
12:35 Oerd Bylykbashi: Vettingu duhet që të fillojë nga parlamenti
Në replikë me Taulant Ballën, Oerd Bylykbashi akuzoi se Rama po mbron kriminelët, ndërsa Vettingu duhet që të fillojë nga Parlamenti.
"Kavaja pret procesin zgjedhor, ndërsa Rama po mbron Elvis Roshin dhe të gjithë kriminelët duke u thënë plotësoni formularin të bardhë"-u shpreh ai.
12:22 Balla: Vettingu po merr me vete gjyqtarët që votoi PD
Deputeti i Partisë Socialiste, Tauland Balla nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se Vettingu po merr me vete gjyqtarët që votoi PD-ja. Ai u shpreh gjyqtaren Mirela Fanën e cila u dorëhoq nga posti i saj, nuk e ka votuar PS, por PD.
Ai deklaroi gjithashtu se Vettingu deri tani ka larguar gjyqarë e prokurorë me dëshirën e tyre, por tani vjen pjesa ku do të bëhen largime pa dëshirë.
‘’Reforma më e fortë që kemi bërë në këto 3 vite është Reforma në Drejtësi. Si ka mundësi që PD nuk del dhe thotë asnjë fjalë të vetme për të thënë asnjë fjalë për rezultatet e para të vettingut. Ne nuk e kemi votuar Mirelën Fanën si gjyqtare. Si nuk ja mbajti as të plotësojë letrat e vettingur por u largua. Edhe një grup tjetër nuk pranuan skanerin e vettingut dhe u larguan. Ju e dini lidhjen personale të kësaj gjyqtareje me Berishën. Kandidati juaj për deputet vendos gruan në gjykatë të lartë. Dhe dita erdhi, që gruaja e kandidatit nuk e kalon dot vettingut. Tani vjen largimi pa dëshirë i vettingu’’,-u shpreh Balla.
Rendi i dites