Duke folur nga foltorja e parlamentit, Rama tha se çdo kompani do të ketë respektin më të madh por dhe do të jetë e detyruar të përgjigjet një më një për çdo detyrim.
Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë e sotme se është duke u shkuar nëpër banesa biznesmenëve duke i larguar jashtë Shqipërisë. “Po largoni biznese për të vënë monopolet tuaja”, tha Berisha.
Seanca është shoqëruar me debate, replika e kundëreplika në sallën e Kuvendit, mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeminsitrit Sali Berisha edhe për për ndërmarrjen e operacionit “Fund marrëzisë”, ku u bllokuan lojërat e fatit. "Krimi ekonomik me lojërat e fatit, kishin mbështetjen e Berishës dhe Nokës. "Po i hap rrugën vëllaçkos dhe Hakmarrjes për drejtësi"- tha ish kryeministri Berisha.
Debate në Parlament pati dhe për dhënien me koncesion të Portit të Durrësit. Deputetët e PS-së kërkuan anulimin e koncensioneve dhe heqjen e monopoleve të transportit ajror. Nga ana e tij deputeti i PD-së Sokol Olldashi, ish ministër i Transporteve tha se koncensionet janë dhënë mbi bazën e një procedure transparente dhe qeveria mund ta verifikonte.
Kuvendi dha sot pëlqimin për riemërimin e Bashkim Dedës në krye të Gjykatës Kushtetuese. 126 deputetë votuan pro, asnjë kundër, asnjë abstenim ndërsa 14 deputetë nuk morën pjesë në votim pasi nuk ishin të pranishëm. Pro votuan edhe Bashkim Fino dhe Erion Braçe.
Po kështu Projektligji “Për Sigurinë në Aeroporte dhe Porte” u miratua me 126 vota.
Ndërkaq, Kuvendi miratoi me 125 vota edhe Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet KM e qeverisë së Indisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë e parandalimin e evazionit fiskal”.
LOJËRAT E FATIT, RAMA: KRIMIN E MBËSHTETI BERISHA DHE NOKA
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Rama shprehu keqardhjen që flitet për një aksion policor ndaj një aktiviteti haptazi kriminal që lulëzoi në çdo cep të Shqipërisë.
" Pyetja që lind është shumë e thjeshtë: Si ka mundësi që në gjithë këtë bahçe bixhozi e lule të mbjella mbi ruleta mbushur fasadat e dyqaneve që hap pas hapi u kthyen në salla bixhozi nuk ka një raport të vetëm të shkruar nga cilido qoftë në zinxhirin e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit”.
Sipas kryeministrit, “kjo vërteton se ka patur mbulimin politik të kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm. Askush nuk mund ta garantojë dot pa këtë mbështetje është e pamundur. Logjika më elementare të shtyn të ngresh këtë pyetje e të japësh përgjigje. Ky aktivitet nuk ka nevojë as për zbulim as kundërzbulim por vetëm për dy palë sy, ata të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm”.
“Ky është një aktivitet kriminal që ka domosdoshëmërisht mbështetjen e Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit, sepse as Ministri i Brendshëm nuk e mbulon dot vetë. Arsyeja pse 6 mijë policië zhvilluan operacionin është sepse ky është aktiviteti kriminal më masiv. Arsyeja që u kapën aq shumë salla ilegale e kompjutera të cilët nuk ishin lidhur me sistemin legal të financave por ishin lidhur me sistemin ilegal të ministrit të Brendshëm e kryeministrit. Nuk ka asnjë mundësi tjetër që kjo të ndodhë. (Gjatë kohës dëgjohet Flamur Noka, ish ministri i Brendshëm që flet nga salla). Jam shumë mirëkuptues për dhimbjet që sjellin këto klithma. Sapo kanë filluar. Lufta jonë me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik që lulëzoi jo vetëm në këtë fushë por dhe në fushat e tjera do të jetë e paçmim. Kush është i ngatërruar me ato zorrë do të ketë dhe dhimbjet e barkut” , tha Rama gjatë fjalës së tij.
RAMA: DO TË SHKATËRROJMË ÇDO MONOPOL
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se, “do të shkatërrojmë çdo monopol që kemi gjetur dhe do të gjejmë në ajër në detë e në tokë. Konkurenca e lirë do të vendosë dhe çdo monopol do të shkatërrohet. Dhe çdo kompani do të ketë mes nesh respektin më të madh dhe çdo kompani do të jetë e detyruar të përgjigjet një më një për çdo detyrim”.
“Kush e akuzon se ne sulmojmë lojërat e fatit për të hapur lojëra fati e ka bërë vetë. Kush akuzon se ne sulmojmë kompanitë për të krijuar monopolet e veta e ka bërë vetë. Në këtë Republikë do të respektohet kushdo që bën biznes dhe mbulesa politike për ruleta fluturime e lundrime për 1 mijë e 1 zullume të tjera, galeri nëntokë, puse, rrugë të lira të boteve e autoboteve nuk ekziston më, nuk ka më mbulesa politike për to”, përfundoi fjalën e tij, kryeministri Edi Rama.
(Foto: Fjala e Kryeministrit Rama në foltore)
BERISHA: KY ËSHTË SHTETI I DORDOLECIT
Menjëherë pas fjalës së Ramës replikoi ish-kryeministri Sali Berisha. “Preferoj ti them këto fjalë Ramës. Je gënjeshtar kongenital. Sot nuk është ndërmarrë asnjë veprim ndaj lojrave të fatit ndërkohë që policia kriminale që ju shkritë për shkak të dosjeve, për ju bëri 162 denoncime në prokurori. Pyesni Fidelin, një nga kalorësit e lojrave të bixhozit. Pyesni nuk bëhet me nihilizëm. Aksioni kishte qëllim ti hapte rrugë vëllaçkos të Hakmarrje për Drejtëësi që po fut në Shqiëpri qindra kompjutera”, tha Berisha.
“Flisni për krim mostruoz ekonomik pa kriminel, ku janë kriminelët? Jeni qesharakë, e bëtë për dy qëllime për ti hapur rrugën hakmarrjes e lidhjet personale që keni me të. Ju i shkritë policinë kriminale sepse kishte dosjet që ju lidhte ju me bandën e Lushnnjes, Hakmarjes, kontrabanda e etërve. Ky është shtet i dordolecit. Si mund të flisni në këtë mënyrë”.
“Po pallatit të Koços në Qiparo kur do ja vësh minat?! Po pallatit e gjushit?! Ti je qesharak. Po pallatin e zonjës tuaj të fundit që e keni në kundërshtim me ligjet kur do ja vësh minat?! Ti mund të mashtrosh burra e gra që nuk kanë interesa personale, por shqiptarët do të të japin përgjigjen ty shumë shpejt”, përfundoi fjalën e tij, Berisha.
REPLIKON RAMA: KUSH BERTET OSE ESHTE BIXHOZXHI OSE KA FITUAR LEKE NGA BIXHOZI
Menjëherë pas Berishës, replikoi dhe kryeministri Edi Rama: “Kështu bërtet është o një bixhozxhi që ka humbur lekët o një kryeministër që ka fitu lekët nga kjo punë”
(Foto: Deputeti i PD, Berisha në Kuvend)
FIDEL YLLI: SKAM ASNJE KOMPANI LOJERASH FATI
Deputeti i PS-së Fidel Ylli deklaron se nuk ka asnjë kompani lojërash fati dhe hedh poshtë akuzat e ish kryeministrit Berisha.
“Është mirë kur je në gojë të ish kryeministrit. Nuk kam hyrë ndonjëherë në salla bixhozi dhe nuk kam asnjë lojëra fati. Në 100 % të fitimit të këtyre kompanive, 5 mln dollarë është evazioni fiskal. Imagjinoni fitimin. Nuk kam dalë të bëj avoktin por do të shikoni në ditët në vijim se cfarë do të ndodhë me këta njerëz që kanë bëë evasion fiskal. Ne i kemi hyrë një rruge që monopolet do të shkrihen një herë e përgjithmonë. Boll me luftë shtrigash”.
(Foto: Deputeti i PS, Fidel Ylli)
TAHIRI: LATË PAS NJË KRIMINALITET TË SHUMËFISHUAR
Menjëherë pas ish-kryeministrit Berisha e ka marrë fjalën ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. “Do doja që nga ish-kryeministi i vendit të shfaqej shqetësimi real për sigurinë në vend, paligjshmërinë dhe barazinë e qytetarëve para ligjit. Në këtë parlament mbajmë të gjithë përgjegjësi, për sigurinë e qytetarëve”, tha Tahiri.
Sipas tij, “më vjen mirë që flet për aksidentet. Keni kapërcyer në 8 vite në mazhorancë, nga 1 polic në kilometër në heshtje dhe nuk keni folë kurrë për aksidentet”. “Ka një problem me situatën e sigurisë rrugore në vend dhe do ja arrijmë të ulim numrin e aksidenteve. Polici rrugore më të korruptuar se kjo nuk ka gjetur ndonjëherë Shqipëria”, tha Tahiri.
Sipas ministrit të Brendshëm, “kriminaliteti është shumëfishuar gjatë viteve tuaja dhe ju nuk jeni përgjigjur kurrë as badigardi i djalit tuaj kur plagoste kamarier në Tiranë. Do preferoja të ngriheshit këtu që 6 mijë policët i dhanë fund paligjshmërisë së lojërave të fatit. Unë nuk e besoj dot kurrë, që një kryeministër ti përplasej në fytyrë dhe nuk bënte asgjë”.
“Përsa i takon çdo aludimi lidhur me mua, apo çdo anëtar të kabinetit jemi të hapur, pasi kjo është shenjë e përgjegjshmërisë tonë. Jepini vetes shancin që jeni bashkë me ne në luftën ndaj krimit, e mos u bëni palë me ata që deri dje bënin qejf e sot fshihen nga aksionet e policisë”, tha Tahiri në fjalën e tij.
(Foto: Fjala e ministrit të Brendshëm Tahiri në foltore)
(Video A1 Report, replikat Tahiri-Berisha për policinë rrugore dhe krimininalitetin)
BERISHA: LUFTONI BIZNESET TE VENDOSNI MONOPOLET TUAJA
Ish kryeministri deputeti i PD-së Sali Berisha tha se Parlamenti po degradon në parlamentin e plazhaturës e sulmeve morale. Ai akuzoi ministrin Tahiri se shkriu Policinë Rrugore se i morën makinën me karrotrec.
“Zoti bashkëkryetar i mazhorancës. Ky parlament po degradon me shpejtësi si kurrë ndonjëherë në parlamentin e plazhaturës dhe atë të sulmeve amorale ndaj bizneseve. Si ka mundësi, që të përdoret kjo foltore, për të rrahur gjoksin për ligje dhe investime të bëra nga qeveria paraardhëse. Cili është morali i saj! Ligji që diskutuat ju është përgatitur 1 vit më parë. Ju po bëni si ai që bënte ëh ëh, ndërsa ai tjetri qante dru.
Keni dy muaj dhe keni dyfishuar aksidentet në rrugët e Shqipërisë. Shkriu policinë rrugore sepse kjo polici i mori me karrotrec makinën. Po bëhet batërdia në rrugët tona. Tani që jeni në pushtet duhet të fshehni të vdekurit në aksidente.
Bizneset kanë filluar të largohen nga Shqipëria masivish, sepse banda të autorizuara nga prokurorët e shtetit, u trokasin, u thyen dyert lemerisin fëmijë, nga Saranda në Kukës. Kjo është praktika më e rrezikshme për vendin. Këtu nuk bëjmë gjyqe kompanish. Prapa së çdo koncesioni, qëndron përpjekja juaj për të vendosur monopolet tuaja.
Mbledhët 6 mijë policë në mbarë vendin dhe u katandisët në një vrasje e kush u vra, njeriu më i afërt i Ministrit të Brendshëm. Po rrënoni Kushtetutën, konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Themelet e një vendi demokratik.”- tha Berisha.
(Foto: Deputeti i PD, Sali Berisha)
BALLA: VENDOSET MONOPOL NE TRANSPORTIN DETAR E AJROR
Balla tha se siguria e udhëtimit me anije e tragete nuk është në standardet dhe siç e meritojnë shqiptarët dhe akuzoi qeverinë e kaluar për krijimin e monopoleve. “Do të doja që Olldashi të jepte shifra. Vetëm në një prej akseve Bari-Durrës-Bari udhëtojnte 854 mijë udhëtarë e pjesa më e madhe e tyre në dy sezone në gusht e dhjetor. I keni lënë dy kompani monopol, dy tragete një sa mosha ime, i vitit 1978, i marrë nga Lituania dhe tjetri i 1981.
TAULANT BALLA: TE ANULOHET KONCESIONI I PORTIT TE DURRESIT
Deputeti i PS-së Taulant Balla kërkon që të anulohet dhënia me koncension e portit të Durrësit.
“Keni investuar 54 mln dollarë dhe ne ju kemi dhënë dakordësinë por shqiptarët kanë paguar 54 mln dollar e cila është harxhuar në funksion të kompanive koncesionare që kanë marë cdo lloj shërbimi. I vetmi port ku shteti nuk ofron më asnjë lloj shërbimi publkc dhe të gjitha janë dhënë me koncesion. 4 kompani të lidhura me ish- ministrin e Transporteve dhe ish kryeminstrin vazhdojnë të vjelin fitimet. Paratë e e kredisë i paguajnë qytetarët dhe fitimet i marrin kompanitë. Këto koncesione duhen anuluar sepse janë të padrejta pasi janë investime të kryera nga shteti dhe përfitojnë privatët.”- tha Balla.
"Nuk e di anijen që bën linjën Sarandë-Korfuz se destinacionin vetë e bën me jaht. Ndërkohë që anijes së pasagjerëve i kanë shtruar fundin me beton që të mos fusë ujë”- tha Balla duke iu drejtuar ish ministrit të Transporteve Olldashi.
“Belle Air me të cilin udhëtojnë 1 mln udhëtarë ka çmimet më të larta se kompanitë e tjera që operojnë në Shqipëri dhe të drejtat e udhëtarëve nuk respektohen,. Është koha që të sillni një ligj tjetër atë të ligjit të mbrojtjes së të drejtave të udhëtarëve të transportit ajror. Qytetarët vazhdojnë të vidhen me kg e çantave. Situatës monopol në tregun e fluturimeve ajrore t’i japim fund. Kjo kompani i ka 8.5 mln euro borxh tatime, dhe 5.6 mln euro borxh aeroportit të cilat nuk janë vjelë për shkak të shfrytëzimit gjatë fushatës zgjedhore” –tha Balla.
(Foto: Deputeti i PS, Taulant Balla)
OLLDASHI: KONCESIONET ISHIN TRANSPARENTE, VERIFIKOJENI
Ish ministri Olldashi e vlerësoi si një pr/ligj shumë të mirë dhe bëri një krahasim me situatën e porteve të 8 viteve më parë. Ai tha se në 8 vite janë bërë investime dhe deputetët e mazhorancës nuk duhet të flasin broçkulla duke mohuar këto investime
”Janë 5.4 mld lekë investime në portin e Durrësit, në portin e Shëngjinit është ndërtuar një kalatë e re. Në portin e Sarandës është ndërtuar kalatë e re. Të vish këtu e të flasësh broçkulla, të thuash që pinë rojet lëngje, apo toçllëqe se portet janë të rethuara me kangjella hekuri, sepse nuk ka port në botë që nuk janë të rrethuar, për elemente sigurie”
Sa i takon koncesioneve, Olldashi tha se të gjitha janë bërë me procedura transparente dhe qeveria e re ka në dorë mundësinë të verifikojnë.
“Koncesionet janë bërë sipas procedurave transparente dhe asnjë procedurë e përshpejtuar. Janë bërë mbi një master plan hartuar nga BB dhe mriatuar me vendim të Qeverisë. As unë e askush tjetër nuk keni tagër të hiqni të drejtën e dyshimit. Jeni në qeveri, hapni letra e verifikoni e mos bëni konkluzione të paqenë. Një nga deputetët që është këtu është bashkaksioner i një kompanie që i detyrohet portit 570 mln lekë. “- tha Olldashi. Sa i takon thellimit të banesit të portit të Durrësit Olldashi tha se ”Porti i Durrësit ka kapacitet përpunues 11 mln ton në vit dhe sot ka 6.5 mln ton kapacitet të pashfrytëzuar, nuk është problem thellimi por kanali”
”Vetëm në muajt e fundit në portin e Durrësit kanë ardhur 5 kroçera. U bë adminsitrata e re detare. Mos i jepni konotacion politik, sepse uji i detit është blu nuk është i kuq”.
(Foto: Deputeti i PD, Sokol Olldashi)