Kuvend, Rama: "Opozita si pula
te therura", Mediu: Je gomar!

Kuvend, Rama: te therura", Mediu: Je gomar!">
TIRANE-Seanca maratonë e parlamentit për buxhetin e paketën fiskale ka nisur me tone të nxehta paraditen e sotme.


Ora 16:05 Majlinda Bregu: Bashkë me buxhetin duhet të kishte mbërritur në parlament edhe plani ekonomik i para anëtarësimit
"Duhet të jemi inteligjentë kur na vijnë mesazhet nga jashtë. Pavarësisht gjuhës së përdredhur të Brukselit të dhënat janë të qarta. Ka kohë që ne e tërheqim zvarrë procesin e integrimit.

Ne nuk kemi çfarë t’i kërkojmë Europës nëse ne nuk biem të gjithë dakord për nevojën që kemi për të bllokuar retorikën boshe. Nuk mundet që të mos kishte kusht për dekriminalizimin dhe duhet të kishte filluar të ishte i zbatueshëm që pas zgjedhjeve të 2015-ës.

A mendoni se ka ndonjë vend europian që në një problematikë zgjedhore që ka Shqipëria, a mendoni që ka ndonjë kaq naiv që t’i thotë Shqipërisë meqë votove unanimisht reformën në drejtësi je në rregull.

Në rast që ju keni ndërmend të vazhdoni me histori si e Lul Berishës dhe Kelmend Balilit na thoni sepse ju duke vazhduar me të njëjtën histori ne mund të presim dhe të shohim se deri kur do të shkojë data e çeljes së negociatave.

Para dy javësh kemi diskutuar buxhetin ku nuk më erdhi radha të flas, por bashkë me buxhetin duhet të kishte mbërritur në parlament edhe plani ekonomik i para anëtarësimit.

Ne duhet të bëjmë një plan të detajuar minimumi një vit e gjysmë para vendosjes së datës, jo para hapjes së negociatave. Ju ftoj të ulemi e të formulojmë një plan konkret që përfshin një vizion më afatgjatë."



Ora 15:30 Jozefina Topalli: Balili i lirë, Rama nuk tha asnjë fjalë
Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryetarja Topalli akuzoi Ramën se nuk tha asnjë fjalë për Balilin, i cili është i lirë dhe SHBA ka kushtëzuar bashkëpunimin me arrestimin e tij.
 
"Bosët drogës janë krejt afër nesh dhe të lirë, njëri prej tyre është Kelmend Balili për të cilin kryeministri nuk gjeti një fjalë, pasi dhe ndërkombëtarët kushtëzojnë marrëdhëniet me ne për të.
 
Shqipëria humbi shansin edhe për hapjen e negociatave
" tha Topalli. 

Ora 14:10 Bushati- Berishës: Kusht për integrimin vetëm Vettingu, ashtu si 3 ligjet para disa vitesh
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar se Vettingu është kusht për integrimin e vendin në BE, ashtu si miratimi i tre ligjeve nga Këshilli Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

Duke iu kundërpërgjigjur ish- kryeministrit Berisha, ai ka bërë diferencën mes kushteve dhe kritereve që duhet të plotësoj vendi për integrimin në BE.

Sipas tij, liria e medias, të drejtat e njeriut, lufta kundër krimit të organizuar janë kritere që Shqipëria duhet t’i plotësojë e ndërsa Vettingu është kusht kryesor nga BE.

Ai e ka cilësuar Berishën si zëdhënës i Lulzim Bashës duke i thënë se ka një ndryshim shumë të madh mes Sali Berishës para katër vitesh dhe Berishës sot, e ndërsa shprehet se i ka ardhur keq për të pasi e ka parë në intervistën e fundit ku ka deklaruar se do të vriste kryeministrin Rama për pushtetin e tij.

 Ai gjithashtu i është përgjigjur akuzave të Berishës për ambasadorin e Turqisë, Gent Gazheli, Bushati u shpreh se Gent Gazheli ka bërë një punë ka bërë një punë shumë të lavdërueshme në drejtim të Agjencisë kundër Pastrimit të Parave dhe jo si ambasadori, person me precedent penal që emëroi ai. 

 Ora 13:15 Berisha 'thumbon' Lu e Vlahutin dhe akuzon: Rama bllokoi integrimin
Berisha akuzoi Ramën për bllokimin e integrimit, ndërsa sipas tij kusht nuk ishte vetëm Vettingu, por kanabizimi, azilkërkuesit dhe krimi shqiptar në vendet e tyre.

Berisha theksoi se "gjithçka tjetër që thuhet nga Edi Rama, që ka mungesën e plotë të përgjegjësisë, janë përpjekjet e tij për të mbuluar dështimin e plotë, me sharje dhe fyerje ndaj opozitës".
 
Sipas tij, Vettingu ka ngecur se Rama nuk zbatoi marrëveshjen për miratimin e 7 ligjeve përfshirë Vettingun me konsensus.
 
Deputeti i PD, i bëri thirrje ambasadorëve që të publikojnë marrëveshjen që u arrit me konsensus, që më pas u thye nga Rama.

Gjithashtu Berisha, akuzoi Ramën se gënjen para liderëve të Europës kur thotë se në grupin tim nuk ka asnjë të dënuar.

Berisha atakoi edhe ambasadorin në Turqi, Gazheli. "Trafikanti, ai financieri Gazheli, e çoi Ambasador atje se i duhet për punë të tjera.
 
U bëj thirrje autoriteteve ta kontrollojnë në të gjitha aspektet se druaj shumë se ka shkuar për misione të dyshimta. 'Qenit plak nuk i hiqet vesi, dijeni nga unë”tha ai.

'Këshilli vendosi, jo vetëm të mos hapen negociatat dhe të mos ketë datë për raportin tjetër dhe vendos për t'u thënë shqiptarëve që Vettingu nuk është kushti i vetëm.
 
Rama mashtron për hapjen e negociatave dhe integrimin në BE. Pra vendos gjithcka atyre që mashtron Edi Rama, që ka mungesën e plotë të përgjegjësisë për të mos thënë edhe më shumë.
 
Rama, autor kryesor i këtij bllokimi të integrimit të vendit. Ministrat e Jashtëm të BE u shprehën se 'mirëpritën hapin e madh që bëri Shqipëria duke adoptuar në mënyrë unanime amendamentet kushtetuese'.
 
Rama përpjekje për të përjashtuar opozitën. Europa përgëzoi opozitën për reformën, por Rama donte ta përmbyste.
 
Dekorata e vetme që merr Shqipëria është votimi unanim i amendamenteve kushtetuese. Pasi u dakordësua cdo gjë për amendamentet u dakordësua nga dy kryetarët e qelbësirave dhe kreu i PD, u komunikua në media se u ra dakord që 7 ligjet e tjera të votohen me konsensus.
 
Por si i pabesë, Rama bëri gjithcka për të përjashtuar opozitën, votuan Vettingun për të kapur drejtësinë, me Alket Hysenin, Seferin e Shullazit, donit që Shullazi të bënte Vettingun e atyre që e denoncon.
 
Thirrje ambasadorëve, u tregoni shqiptarëve marrëveshjen që ka ekzistuar për ta mësuar kush e ka shkelur.
 
Kur keni fajësuar opozitën nuk keni hezituar, tani ju keni pranuar që ka marrëveshje dhe këtë duhet tua thoni shqiptarëve.
 
Nëse do ishte zbatuar, në mënyrë absolute Vettingu do të kishte filluar.
 
Këta kërcënojnë gjykatësit me Vettingut, pra duan të fusin në dorë përmes Alket Hysnit e Sefer Shullazit dhe Gazheli që e coi ambasador se i duhet për punë të tjera.
 
Thirrje autoriteteve ta hetojnë, pasi dyshoj se ka shkuar për cështje të dyshimta 'Qenit plak nuk i hiqet zakoni'.
 
Rama ka menduar të bëjë integrimin duke ndarë zarfe, një i sëmur që mendohet të blejë Europën, por ajo nuk shitet dhe blihet, pasi qëndon në vlera.
 
Përpjekjet nuk lëkundën njeri, por mori turpin dhe dënimin e shqiptarëve.

Në mbledhjen e grupit të PS e kanë parë me përçmim gënjeshtarin 2 metra të gjatë, pasi mohoi të inkriminuarit.
 
Ka thënë se në grupin tim s'kam asnjë të kriminalizuar, por ata kanë informacione të pafundme dhe jo nga opozita.
 
Një qeveri tjetër kurrë nuk merr një hap për të verifikuar, ata kanë shërbime. Një nga shkaqet më madhore që këshilli shtoi të gjitha kushtet janë raportet e disa m. të Brendshme.
 
Së pari azilkërkuesit, së dyti krimi shqiptar në vendet tyre dhe së treti kanabizimi i Shqipërisë.
 
Para tre javësh erdhi një mision i Bundestagut, i 10 në Shqipëri për mbledhjen e informacioneve për qëndrimin për Shqipërinë.
 
Rama u soll si rrugaç në zyrë ndaj përfaqësuesve të Bundestagut, pasi bëri si pushka e plasur e atij, i përcolli te deri te dera e makinës kur kuptoi se ca bëri.
 
U soll sikur ata përfaqësonin Korenë e Veriut, ju mendoni se ata të Bundestagut janë si ju, skllevër të një njeriu, por jo, ata kanë ardhur 10 herë për të marrë të dhënë nga cdo burim'
tha Berisha.

Ora 13:10 Berisha: Dulen e bëtë hero, por ai nuk është Greqia
Berisha kritikoi qëndrimin e Ramës në marrëdhëniet me fqinjët duke u shprehur se bëri hero Vangjel Dulen.
 
"Me vendet fqinje çdo qeveri ka probleme, por duhet dialog. I transformuat ju marrëdhëniet me Greqinë në marrëdhëniet e Edi Ramës me Vangjel Dulen, atë e keni bërë një hero.
 
 Ai është grek me origjinë, nuk është shqiptar. Është krenar me origjinën e tij. Atë e keni bërë një hero të helenizmit botëror, çka nuk pretendon as vetë
" tha ai.


Ora 13:00 Paloka: Për Ramën, qytetarët janë pula, dele
Kreu i grupit të PD ka reaguar menjëherë pas fjalës së kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se me shpërblimet që ka dhënë për kategoritë në nevojë, po blen shqiptarët me  një ‘gjel deti’. Më pas ai është shprehur se ky vlerësim i ulët i kryeministrit sipas tij vjen sepse ai popullin e konsideron dele.

"Ne jemi për qytetarët, jo për atë që foto me parë dhe që del këtu për të bërë atë ka 3 vjet.
Nuk fyhemi nga loloja e oborrit të Rilindjes. Janë qytetarët që vuajnë palacallëkun e këtij kryeministrit. E dija që do fliste për shpërblimet dhe rritjen e lekët, janë 7 mld lekë ai thonë 10 mln euro. Edi nuk e ka realizuar detyrimin ligjor për rritjen e pagave të shqiptarëve.
Mbasi i ka grabitur, i ka vjedhur me taksat, gjobat dhe pasi u ka marrë nga xhepi ccdo lekë sot vjen t’u japin thërrimet që i kanë mbetur dhe i kërkon që ti jenë mirënjohës për thërrimet që u dha. Taksat janë për tu paguar, dhe duhet tu kthehen qytetarëve.
Me taksat e rritura, me ato para që ka marrë më shumë ku na janë kthyer? Në shërbime, investime?
Apo merr rrugët i ka inat se i ka bërë Berisha, dhe i ka inat?
Ku janë paratë që na janë marrë ne? Paratë janë në xhepin e tij nëpërmjet të famshëm ppp, koncesion është kur privati investon paratë e tij, ato janë paratë tona që shkojë të Vilma Nushit apo për të kaluat tek xhepat e tij, për të bërë pallatet si ajo e tij në Burrel. Foli për të përmbyturit që sa herë ka përmbytje ky hap një ekspozitë në botë. Meqë s’u bë kryeministër të paktën ta shfrytësojë për t’u bërë kryeministër. Janë paratë që shkojnë tek xhepin i këtij dhe mburret se po na jep lekë më paratë që na ka grabitur ne. 200 mln euro i ka lënë mënjanë për ditë të zeza. Për Ramën shqiptarët janë pula, dele dhe pret edhe t’u thonë faleminderit, yllit botëror heroit që po na ndrit në Europë. Nuk po e bënë se u erdhi keq për shqiptarët po se vitin tjetër ka zgjedhje dhe këtë e këtë edhe lopa, jo ajo me dermatozë
Kërkon të blejë shqiptarët me një gjel, kërkon edhe t’u marrë votën. Në fillim na tha që janë hapur negociatat, pastaj tha që nuk janë hapur, kemi ca kushte e disa kritere, i ka ndarë, si lolo që është u përpoq të denigronte Krichbraum, nuk e di ai se bëj unë me Merkelin, ne liderat botëror i diskutojmë vecantë
".
 
Ora 12:50-Mediu nuk e mban presionin, Rames: Ti je gomar!
Ardhja e deputetit Berisha në sallë ‘nxeh’ gjakrat. Sipas kryeministrit Edi Rama, opozita pa Berishën në sallë qëndron si ‘pulë e therur’. Mjaftoi ky epitet që aleati i PD, kreu i PR, Fatmir Mediu të mos e mbajë presionin e të kundërpërgjigjet me fyerje.

Rama: Vettingu do të bëhet, ju do e zvarrisni veten dhe pak kohë, por pallati i drejtësisë do pastrohet dhe se historia e këtij vendi e kërkon dhe ju nuk e ndalni dot. (Në sallë hyn Berisha)

Rama: Shyqyr që erdhe Sali se e di si ishin këta apo jo, si pula të therura po rrinin këtu

Mediu: Nuk mund të pranojmë kurrsesi që sa herë hyn z Berisha në këtë sallë shpërthehet në fyerje banale. Nëse ne na konsideron ai (Rama) pula të therura, ai është gomari më i madh

Ora 12:30-Rama: Paketa e shperblimeve respekt, jo show
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga seanca parlamentare e Kuvendit se paketa e shperblimeve per kategorite ne nevoje eshte respket dhe jo show mediatik sic i konsideron opozita.
 
Nga foltorja e parlamentit, Rama u përgjigj duke thëne se shpërblimet janë të lartat që janë bërë ndonjëherë në Shqipëri.
 
Rama ka thumbuar edhe kryebashkiaken e Shkodrës pas akuzave nga PD për mungesë financimi.
 
Rama tha se kemi një problem kronik me bashkinë e Shkodrës, e cila është tërësisht inekzistente në raport me problemet e qytetarëve dhe çuditërisht e vetmja bashki pa dallim PS-PD që nuk ka kapacitetin as sa një komunë e humbur për të përgatitur dokumentacion dhe argumentuar atë që kërkon.

"Kemi shlyer përmes OSHEE detyrimet e ndërsjella, të gjitha atyre që janë përmbytur dhe kishin detyrime ndaj OSHEE u janë zeruar detyrimet.
 
Ndërkohë që mbetet një pjesë tjetër që nuk e kemi harruar  dhe për zgjidhjen jemi duke punuar, por kemi një problem kronik me bashkinë e Shkodrës, e cila është tërësisht inekzistente në raport me problemet e qytetarëve dhe çuditërisht e vetmja bashki pa dallim PS-PD që nuk ka kapacitetin as sa një komunë e humbur për të përgatitur dokumentacion dhe argumentuar atë që kërkon.
 
Nuk eshte e tepert te thuash "Zot shpëtoji qytetarët nga bashkia e Shkodrës".
 
Përsa i përket paketës së solidaritetit të fundvitit, më e madhja ndonjëherë. 
 
Nuk kam asnjë cudi që mbështetja më e madhe financiare për pensionistët, familjet në nevojë apo PAK, apo për familjet e përmbytura dhe fermerët juve t'iu duket shoë, nuk cuditem.
 
Para tre vitesh ishim në një grop financiare, sot jemi në kushtet që mund të ndajmë rezultatet e para të reformave me njerëzit dhe sot do ta vulosim duke akorduar shumën më të madhe, 100 mln dollarë për rrogat dhe pensionet.
 
Sot kemi respektin e shprehur, jo me fjalë por me vepra për pensionistët duke ndarë edhe cfarë kemi arritur edhe cfarë nuk kemi arritur të bëjmë dot deri në këtë fazë.
 
Kur qeverisnit ju nuk kam dëgjuar të jetë kompensuar një frymë e gjallë pas përmbytjeve, ndërsa ne jemi krenar për kompensimet që kemi bërë dhe do të bëjmë për ata që i kanë kafshët e matrikulluara.
 
Pensionistët do të marrin 60 mijë lekë për herë të parë në fund të vitit, ju thoni është shoë, le ta gjykojnë shqiptarët.
 
Edhe familjet në ndihmë ekonomike do të marrin 20 mijë lekë për herë të parë, pas trefishimit të ndihmës.
 
PAK ju i katandistët në protesta, nuk iu dhatë mundësi të flasin dhe t'i dëgjoni, ata do të marrin 20 mijë lekë.
 
Për të përmbyturit ju kujtoheni vetëm kur vishni çizme për shoë, ju i ndanit në tanët dhe të atyre, tani do të marrin dëmshpërblimet.
 
Ata të bregut të Lumit  shiu i gjen të përmbytur nga politika juaj 'ndërtoi kudo se ndërtimi është bereqet' ju i cuat ata që ndërtuan në lum.
 
Jeni unikal në historinë e civlizimeve, që pati mundësinë të drejtonte një komunitet dhe u tha shkoni te lumi, ne do i dëmshpërblejmë" u shpreh Rama.

 
Pikat qe do te diskutohen ne Kuvend
Seanca e Kuvendit e së enjtes, e parafundit për këtë sesion parlamentar, parashikon diskutimin e disa çështjeve të rëndësishme, ku mes tyre veçohet miratimi nen për nen dhe në tërësi i projektbuxhetit 2017 dhe i paketës fiskale, zgjatja e mandatit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, votimi i dy anëtarëve të rinj të Autoritetit të Konkurencës etj.

Pika e 10-të e rendit të ditës është shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi i pr/ligjit të buxhetit dhe i ligjeve te paketës fiskale që e shoqërojne atë. Tre pikat e para janë ligje që lidhen me identifikimin elektronik, nënshkrimin dhe dokumentin elektronik, ndërsa pritet të ratifikohet dhe marrëveshja e garancisë me BERZH-n për planin e ristrukturimit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Për votim është parashikuar Kodi Hekurudhor, i mbartur nga seancat parardhëse, miratimi i të cilit kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Krahas axhendes zyrtare, debatet ne parlament si zakonisht pritet te fokusohen tek aktualiteti politik ne vend, qe ze dhe pjesen me te madhe te diskutimeve ne seance.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)