Kuvend, Rama: S'ka rritje pagash dhe
pensionesh pa nxjerrë në breg 'anijen'

Kuvend, Rama: S'ka rritje pagash dhe<br />pensionesh pa nxjerrë në breg 'anijen'
Kryeministri Rama nga foltorja e Parlamentit deklaroi se nuk do të ketë rritje pagash dhe pensionesh pa dalë nga borxhet që e la qeveria e kaluar.
 
Kreu i qeverisë tha se kemi bërë një rritje duke iu ulur taksat dhe rritja mesatare nga rroga është 7%.
 
"Nuk ka rritje rrogash në kohën kur kemi gjithë këto borxhe dhe pa nxjerrë anijen që po mbytet në breg.
 
Kemi bërë një rritje duke iu ulur taksat dhe rritja mesatare nga rroga është 7% në tre vitet e fundit nga taksa, që ishte më e madhe për pastruesen se për 15 katëshin ne e kthyem përmbys dhe një rritje rrogash indirekte e përfituan.
 
Tani flasim për një rritje nominale të rrogave, sa dhe si do të jetë do iu njoftojmë kur ta vendosim.
 
Rritja do të jetë më e madhe se cdo vit kur Saliu ka rritur rrogat, pastaj sa më e madhe sesa vite bashkë këtë do ta shikojmë
' deklaroi Rama.
 
Kryeministri replikoi edhe me deputeten e PD, Jorida Tabaku që tha se kanë rënë investimet dhe se korrupsioni është rritur.


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga