Kuvend/ Siguria në shkolla përplas mazhorancën me opozitën! Manastirliu: Pajisim mbi 600 shkolla me laboratorët inteligjentë! Zhupa: Mungon digjitalizmi! Jep dorëheqjen

Kuvend/ Siguria në shkolla përplas mazhorancën me opozitën! Manastirliu: Pajisim mbi 600 shkolla me laboratorët inteligjentë! Zhupa: Mungon digjitalizmi! Jep dorëheqjen

Ogerta Manastirliu dhe Ina Zhupa

Siguria në shkolla ka përplasur mazhorancën me opozitën, në senacën e sotme që po zhvillohet në Kuvend. Senaca plenare ka nisur prej orës 10:00 vijon, ku në rend të ditës janë 16 pika për diksutim. 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu teksa foli për ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët Inteligjentë” (Smart Labs) - Dixhitalizimi i sistemit arsimor shqiptar”, tha se qeveria ka rritur investimet për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në të gjithë vendin.

“Krahas instalimit të 654 SmartLab-eve në mbi 600 shkolla publike të arsimit bazë dhe arsimit të mesëm, që u mundësojnë nxënësve dhe mësuesve qasje në pajisje moderne të teknologjisë si tabelat interaktive për mësimdhënien, laptopë modernë dhe kompjuterë të vegjël për programim, projekti parashikon ngritjen e kapaciteteve, duke përditësuar kurrikulën e TIK-ut, trajnimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve për lëndën e TIK-ut, si dhe sigurimin e materialeve mbështetëse për mësuesit dhe nxënësit”, tha Manastirliu.

Sipas saj, investimet në teknologji, rrjetin e laboratorëve smart, për digjitalizimin në tërësi, ndihmojnë brezin e ri për t’u përballur me sfidat e shekullit XXI.

Manastirliu bëri me dije se pas ratifikimit të kësaj marrëveshjeje dhe zbatimit të projektit do të jenë përfitues rreth 130 mijë nxënës të arsimit parauniversitar.

'Aktualisht janë 316 laboratorë smart në shkolla, që garantojnë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e kurrikulës së re TIK, të hartuar sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare, për nivelet e klasave I-III, që ka në fokus të saj zhvillimin e kompentencave bazë në botën e kompjuterit, multimedias, të menduarit kompjuterik, kodimit dhe sigurisë. Në kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar, kurrikula e TIK synohet të përfshihet në të gjitha klasat, nga I-XII dhe kompetenca digjitale të zhvillohet përgjatë gjithë lëndëve tjera. Falë investimit të deritanishëm, mbi 35 mijë nxënës në arsimin fillor po mësojnë në këtë vit të ri shkollor përmes platformave interaktive, ndërkohë që pas ratifikimit të kësaj marrëveshjeje dhe zbatimit të projektit do të jenë përfitues rreth 130 mijë nxënës të arsimit parauniversitar, nga klasa 1-12', tha ajo. 

Ndërkohë, deputetja e PD Ina Zhupa, nga foltorja e Kuvendit kërkoi dorëheqjen e Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu. Ajo u shpreh se në shkolla mungon digjitalizmi. 

‘Smart lab, po teknologjia është e ardhmja, por si i keni përdorur ju si qeveri parat që janë dhënë nga buxheti për të futur teknologjinë në shkolla. Si mund të vihet dhe kërkohet një kredi kur janë shpenzuar për digjitalizimin 18 mln euro nga taksat e shqiptarëve për të mos pasur asnjë rezultat në digjitalizim. Jepni dorëheqjen dhe merr përsipër faturën e një dështimi si është ai i sigurisë në shkolla, jep dorëheqjen dhe do të jetë akti i vetëm që do të duartrokitesh nga opozita’, tha ajo. 

Deputeti i PD, Asllan Dogjani, ka folur në Kuvend për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e shkollës Fan Noli. Ai tha në shkolla nuk ka siguri.

‘Nëna e Martinit tha ka një muaj që se sheh djalin dhe ministria i sheh të vetët, ndërsa ajo qan tek krevati i djalit sepse ja vranë në shkollë, në këtë shkollën e famshme që vini dhe thoni kemi bërë labortaore. Fëmijët në vend të librave marrin thikat dhe vrasin njëri-tjetrin, shtyhjen dhe bullizohen, ndërkohë që duhet që të ishte një vend i sigurt ku të merrnin dije', tha ai. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Mbrojtja e të dhënave personale, Manja: Sanksione deri në 10 mln euro, Tabaku: I vendosni dhe më pas i falni

1734633279_ulsimanjajoridatabaku.jpg

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, foli në Kuvend për projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ai tha se kërkohet më tepër ndërgjegjësim për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa sanksionet mund të shkojnë deri në 10 milionë euro.

‘Ky është një nga projektligjet më të rëndësishme. Një kërkesë e vazhdueshme e Komisonit europian e cituar edhe në progresraporte. Kërkohet përmirësimi i të drejtave themelore duke rritur kapacitet institucionele për të drejatat e njeriut.  Dua që të kërkojë votën e secilit prej jush për miratimin e një ligji të tillë që përforcon mbrojtjen e të dhënave personale të qytetareve shqiptar duke përforëcuar standrdet sa i takon mbrojtjes së të dhnave persobakle njësoj si ato që gëzojnë edhe qytetarët e BE. 

Sa i përket zbatimit të ligjit kapacitetet dhe kompetencat e komisionerit do të duhet që të rriten nëse kërkohet që ai të përballojë me efikasitet përgjegjësit e reja që do të lindin nga miratimi i këtij Ligi. Po ashtu kërkohet ndërgjegjësim për mbrojtjen e të dhënave personale, që është ende në nivele të ulëta në institucione publike dhe për qytetarin. Projekligji ka shkuar 4 herë për mendim në shërbimet e komisionit europian ka përsëritur që të mos preken sanksionet që ju i quani të larta. Shteti ka marr përsipër sanksione që shkojnë deri në 10 mln euro. Një barë e tillë vlen edhe për sektorin privatë’, tha ai. 

Depueteja e PD Jorida Tabaku u shpreh se gjobat janë të larta, ndërsa u shpreh se ato edhe mund të falen nga mazhoranca pasi të vendosen. 

‘Gjëja që unë kundërshtojë janë gjonat, janë të larta dhe na ndodh ajo që po ndodh sot vini dhe i falni. I vendosini dhe më pas i falni. Po nëse meriaku juaj është mbrojtaj e dhënave, cafrë ndodh nëse në fushatë elektorale në zgjedhje ngre të njëtën databazë me të dhënat publike cafrë masda do të marr komisioneri do ti vendos gjobë 10 mln euro, ligji sduhet të jetë në letër por në praktikë’, tha ajo’, tha ajo.  

Ora 19:18
Digjitalizimi, Peleshi: Vizion i qartë i qeverisë! Lançojmë asistentin virtual për të aksesuar në shërbimet publike

1734632523_NIKO.JPG

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi tha sot se qeveria shqiptare ka një vizion të qartë sa i takon digjitalizimit të vendit.

Në fjalën e tij në Kuvend, gjatë diskutimeve për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit ““Laboratorët inteligjentë” (Smart Labs) – Digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar”, ku mundësohet financimi i 654 laboratorëve inteligjentë në shkolla nga veriu në jug, Peleshi tha se Shqipëria po rreshtohet si një nga vendet me shpejtësinë më të lartë të digjitalizimit.

“Kjo marrëveshje është pjesë e një vizioni që na ndan nga e shkuara dhe qeverisjet e së shkuarës. Bëhet fjalë për modernizimin e Shqipërisë dhe ekonomisë shqiptare, të kulturës dhe edukimit përmes digjitalizimit. Po jetojmë në një epokë transformimi të shpejtë digjital dhe jo të gjitha vendet në këtë epokë lëvizin me të njëjtën shpejtësi”, tha Peleshi.

Sipas tij, ka vende shumë të zhvilluara ta cilat nuk e kanë prioritet digjitalizimin dhe shpejtësia  me të cilën ndjekin këtë udhë nuk është e lartë, teksa ka vende si Shqipëria e cila e ka vendosur digjitalizimin si prioritet.

“Shqipëria po rreshtohet si një nga vendet me shpejtësinë më të lartë në digjitalizim. Shqipëria është një nga vendet e pakta që ka arritur mbi 95% të shërbimeve publike online me e-Albania. Është nga vendet e pakta, që do të lançojë së shpejti asistent virtual me IA për të ndihmuar shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, për të aksesuar në shërbime publike pa nevojën e pranisë fizike, duke i marrë ato online.

Nuk duhet parë ky projekt si masë e veçantë për modernizimin e infrastrukturës arsimore, pasi nuk është e vetmja masë, por është pjesë e një vizioni më të gjerë. Duhet parë krahas mbështetjes nga qeveria shqiptare, për kurse kodimi për mijëra të rinj nga i gjithë vendit. Ngritja e agjencisë së startup, duke ndihmuar ngritjen e ndërmarrjeve të reja, si dhe ligjit për kërkimin shkencor, që kërkon ti japi këtij sektori impuls të ri”, tha ai.

Ora 18:37
Vrasja e Martin Canit, Dogjani: Në shkolla nuk ka asnjë siguri! Fëmijët po marrin thika dhe jo libra

1734630291_a.JPG
Deputeti i PD, Asllan Dogjani, ka folur në Kuvend për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e shkollës Fan Noli. Ai tha në shkolla nuk ka siguri.

‘Nëna e Martinit tha ka një muaj që se sheh djalin dhe ministria i sheh të vetët, ndërsa ajo qan tek krevati i djalit sepse ja vranë në shkollë, në këtë shkollën e famshme që vini dhe thoni kemi bërë labortaore. Fëmijët në vend të librave marrin thikat dhe vrasin njëri-tjetrin, shtyhjen dhe bullizohen, ndërkohë që duhet që të ishte një vend i sigurt ku të merrnin dije. Ja ky është arsimi, c'ju duhen laboratorët atyre kur dhunohen dhe bullizohen. Prindërit janë në ankth sepse nuk e dinë nëse do ti kthehen fëmijët nga shkolla. Çfarë ndodh sot me arsimin parauniversitar. Kryeministri thoshte arsim cilësor, ka degraduar si mos më keq, janë vitet më të keqe për arsimit. Një nga arsyet që largohen të rinjtë nga vëendi është mungesa e arsimit. Mësusit tanë kanë paga më të ulëta në rajon.', tha ai. 

Ora 17:49
Ina Zhupa- Manastirliut: Jep dorëheqjen, i vetmi akt që do duartrokitet nga opozita! Në shkolla mungon digjitalizmi

1734603022_inazhupa.jpg
Deputetja e PD Ina Zhupa, nga foltorja e Kuvendit kërkoi dorëheqjen e Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu. Ajo u shpreh se në shkolla mungon digjitalizmi. 

‘Smart lab, po teknologjia është e ardhmja, por si i keni përdorur ju si qeveri parat që janë dhënë nga buxheti për të futur teknologjinë në shkolla. Si mund të vihet dhe kërkohet një kredi kur janë shpenzuar për digjitalizimin 18 mln euro nga taksat e shqiptarëve për të mos pasur asnjë rezultat në digjitalizim. Periudha e covid ishte periudha ku nxënësit nuk zhvillonin dot mësim online pasi mungonte digjitalizimi. Një pjesë e shkollave nuk kanë kompjutera, po ashtu edhe aty ku ka kompjutera nuk ka lidhje interneti dhe nuk shërben që të bëjnë mësim online dhe të aksesojnë të dhëna. 5 % e shkollave në vend kanë lidhje interneti.

Tregon se jemi në një gjendje të mjerueshme dhe duhet të investohet po pse duhet të merrni 27 mln euro, kur këto mund ti kishim kaluar me buxhetin e shtetit që kaluan, pse si morëm këto para nga inceneratorët dhe nga Check up dhe nga koncensionet e tjera që vidhen. Zonja ministre largohuni, jepni dorëheqjen dhe merr përsipër faturën e një dështimi si është ai i sigurisë në shkolla, jep dorëheqjen dhe do të jetë akti i vetëm që do të duartrokitesh nga opozita’, tha ajo. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Vladimir Putin: Duhet ta kisha pushtuar Ukrainën më herët

Vladimir Putin: Duhet ta kisha pushtuar Ukrainën më herët