TIRANE - Seanca e parë parlamentare për vitin 2013 do të jetë të hënën më 21 janar ora 17:00. Vendimi është marrë sot nga konferenca e kryetarëve, e cila nën drejtimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli u zhvillua sot paradite në Kryesinë e Kuvendit.

Me miratim të plotë, u votua edhe kalendari i punimeve të parlamentit. Ndër pikat më të rëndësishmë të këtij kalendari do të jetë edhe votimi i dekretit të Presidentit të Republiks për zgjedhjen e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, post ky i lënë vakant pas zgjedhjes në krye të Prokurorisë së Përgjithshme të Adriatik Llallës.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)