Deputeti Shkëlqim Selami deklaroi nga salla e Parlamentit se nuk ishte dënuar asnjë ditë të vetme. Duke theksuar se Lëvizja Socialiste për Integrim e ka standard të sajin dekriminalizimin, tha gjithashtu se nga Gjykata e Brindëzit kanë ardhur dokumente zyrtare, që faktojnë se ai nuk është i dënuar.

“Kërkesa e Prokurorisë është që t’i hiqet mandati për ato që nuk ka deklaruar. Ne duam të heqim mandatin për ato që ky ka deklaruar. Është një skandal i vërtetë. Kam një vendim këtu që nuk lidhje me mua fare.

Është marrë një vendim i formës së prerë nga Gjykata e Brindëzit dhe nuk jam dënuar dhe nuk jam arrestuar asnjë ditë të vetme për këto 49 vite. Jam ndaluar vetëm një herë, dhe ai ndalim i referohet këtij vendimi, dhe vendimi është i formës së prerë që nuk ka lidhje me mua fare.

Nxitimi i Prokurorisë ishte i paparë pasi nuk priti të merrte dokumentet. Përveç të tjerash, nga Gjykata e Brindëzit kanë ardhur me apostile urgjentisht që me personin në fjalë nuk është akuzuar dhe as nuk ka pasur ndonjë proces gjyqësor”,-tha Selami.

Ai u shpreh se nëse do të kishte qenë i dënuar, LSI nuk do ta kishte zgjedhur për deputet. “Unë jam deputet i LSI-së dhe një nga standardet që kryetari i partisë ka vënë në lidhje me dekriminalizimin, nuk është sot, por që kur ne kemi kandiduar.

Këtë e ka parë i pari, pasi nuk do të më kandidonte kryetari në qoftë se unë do të kisha probleme. Këto janë parë që në atë kohë. Në qoftë se do të isha i dënuar edhe një ditë të vetme, nuk do të isha pjesë e këtij Parlamenti. Sfidat i kam me një ditë, jo me dy ditë. Të mos ushtrohet presion ndaj Prokurorisë. Prokuroria të bëjë detyrën e vet në bazë të ligjit”,-tha Vasili. 


dy.b/shqiptarja.com