Kryeparlamentari Ilir Meta në çeljen e sesionit të tretë parlamentar të legjislaturës së tetë, veçoi reformën territoriale si një ndër zhvillimet më të rëndësishme të sesionit të kaluar.
Në fjalën e tij të parë për këtë sesion të ri parlamentar Kryeministri Edi Rama iu drejtua Presidentit të Republikës Bujar Nishani duke deklaruar se me kthimin e 5 ligjeve ai ktheu mbrapsht 3 prioritete kombëtare, reformën administrative, luftën kundër krimit dhe reformën e sistemit të drejtësisë. Rama po ashtu komentoi mosprezencën e opozitës në parlament duke u shprehur se ky veprim tregon veçse mungesën e përgjegjësisë së saj ndaj qytetarëve dhe të zgjedhurve. Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe bojkotin e Partisë Demokratike duke tënë se beson se arsyet e paraqitura për bojkot janë ato që konfirmojnë mungesën e plotë të ekuilibrit të opozitës me detyrat që ka ndaj zgjedhësve.
Pavarësisht bojkotit të Partisë Demokratike aleati i saj PDIU ka zgjedhur të marrë pjesë në seancën e parë plenare për këtë sesion ndonëse kanë votuar pro dekreteve të presidentit, por kanë rivotuar pro reformën territoriale. Por teksa hynte në parlament kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, deklaroi se partia e tij vazhdon të jetë në opozitë.
Ishte vetë lideri demokrat Lulzim Basha, i cili në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, bëri sot publik vendimin për të vijuar bojkotin e nisur prej muajit Korrik si pasojë e incidentit në Parlament mes dy deputetëve socialistë Ndoka e Ndreu dhe atij demokrat Strazimiri. Opozita bojkot Kuvendit, Basha: 5 ligjet i çojmë në Kushtetuese
(Në foto: Çelja e sesionit te ri Parlamentar me himnin kombetar) Foto të tjera
Basha tha se demokratët do të ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese rrëzimin e dekreteve të Nishanit për kthimin e 5 ligjeve, atë të Reformës Territoriale, ligjit për policinë, ligjin për Gjykatën Administrative për shkollën e Magjistraturës dhe për KLD-në. Ndërkohë ai paralajmëroi edhe zhvillimin e referendumeve vendore për të rrëzuar ligjin e kaluar pa konsensus sipas tij të reformës territoriale.
(VIDEO: Mbledhja e grupit Parlamentar të PD)
Sakaq, pak minuta para fillimit të seancës, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mblodhi grupin parlamentar, ku i bëri apel opozitës të jetë më bashkëpunuese në këtë sesion.
Në seancën e sotme u votua dhe dekreti “Për shkarkimin e zotit Ilirjan Celibashi nga detyra e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin” me 75 vota pro dhe me 76 vota pro dekreti “Për emërimin e zonjës Ermonela Felaj, në detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin”.
Ja me sa vota u rrezuan dekretet e Presidentit Nishani
Ora 19:10 Dekreti për Shkollën e Magjistraturës u hodh poshtë me 77 vota pro
Dekreti për Policinë e Shtetit u hodh poshtë me 79 vota pro
Dekreti për Reformën Administrativo-Territoriale u hodh poshtë me 81 vota pro
Dekreti për Gjykatën Administrative u hodh poshtë me 73 vota pro
Dekreti për ligjin e KLD u hodh poshtë me 78 vota pro
Rama: Nishani goditi tre prioritete kombëtare, opozitës nuk i mbyllim gojën
Ora 18:50Kryeministri Edi Rama theksoi se presidenti Bujar Nishani me dekretet e tij ka goditur tre prioritet kombëtare. Nga seanca e parë parlamentare Rama i bëri sërish thirrje opozitës të jetë pjesë e punimeve, ndërsa the se mazhoranca nuk do të presë.
FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT EDI RAMA