TIRANE - Katër kandidatët për kryetar të AMA-s të zgjedhur në Komisionin parlamentar të Medias, do të votohen në Kuvend të enjten tjetër. Votimi për të zgjedhur kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive ishte parashikuar të zhvillohej në seancën e kësaj të enjteje por është shtyrë për shkak se nuk ishte përgatitur dokumentacioni i plotë për kandidatë nga ana e adminsitrates se Kuvendit, bene te ditur burimet per A1 REPORT.
Për këtë post janë në garë, Anila Basha, Gentian Salaj, Gentian Skënderaj, dhe Bers Hodo. Ata janë zgjedhur me votat e mazhorancës në Komisionin e Medias, nga 8 kandidatura që ishin gjithsej. Ndërsa opozita nuk është bërë pjesë e këtij procesi për shkak të bojkotit parlamentar të nisur prej muajit korrik.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com