Seanca e sotme plenare ka nisur me debate mes shumicës dhe opozitës për negociatat dhe sasinë rekord të eurove që u kapën në Durrës. Por, përveç debateve nuk kanë munguar edhe batutat.

Në mungesë të ish-kryeministrit Berisha sot në Kuvend, Spaho kërkoi nga Ruci që koha e tij 20 minuta që ishte përcaktuar për të folur të ndahej në 5 minuta, 4 deputetëve të tjerë të PD. Por në këtë moment ka ndërhyrjë Balla që me ironi ka thënë se kohën e Berishës nuk e merr askush.

Debati në Kuvend

Edmond Spaho: Berisha nuk vjen. Ndaje në katër deputete nga pesë minuta kohën e tij

Taulant Balla: Nuk jam dakord. Kohën e Berishës nuk e merr askush