Në shenjë proteste ndaj vendimit të sotëm të gjykatës së Tiranës opozita braktisi sallën e parlamentit. Deputeti socialist Sajmir Tahiri iu drejtua ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi duke i thënë : S'të vjen turp, janë 4 të vrarë. Drejtësia ka marrë fund. Në një moment garda mori në mbrojtjes ministrin.
Disa minuta më pas deputeti socialist Sajmir Tahiri tha se qeveria rivrau 4 protestuesit. "Mallkuar qoftë dita kur pushteti ju zuri sytë sa të keni guximin të vrisni njerëz për pushtet dhe pastaj t’i rivrisni sërish me drejtësi të mohuar. Sot është ditë zie se Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nikaj dhe Faik Myrtajt i rivratë për herë të dytë. Me një vendim gjykate që në kulmin e pandëshkueshmërisë shpalli të pafajshëm ekzekutorët e tyre. Keni vrarë jetën e e familjeve dhe të afërmeve dhe e kthyet gjithçka në statistikë e shifra. Dhe keni salduar thellë te njerëzit mendimin se ky pushtet sot mund të të vrasë, mund të të përdhunojë, mund të të vjedhë, mund të të rrënojë jetën e të ardhmen; këta qeveritarë mund të vrasin dhe drejtësia i shpëton. Nuk mban njeri përgjegjësi. Sot i treguat Shqipërisë dhe shqiptarëve se nuk ka drejtësi atëherë kur pushteti merr guximin të të vjedhë, e të vrasë, sot treguat se është e rrezikshme, të kushton kokën, të kesh të drejtë, kur pushteti i ka gabim. Sot i vratë përsëri dhe meqë jeni te projektligji i statistikave, meqë ju zonjë na kujtuat se ju si nënë, si grua, na ftuat të votojmë tre ligjet, nuk kam forcë dhe unë si qytetarët, si baba dhe si kolegët e mi poshtë dhe ministrat sipër, ashtu sikurse Ndrea Prendit dhe Agim Llupos: Po ju them në emër të familjarëve të të vrarëve: Hapni sytë dhe a e dini pse? Askush nga këta nuk do ti shpëtojë drejtësisë. Dhe ju them se ne sot nuk kemi punë me këtë parlament.
. "
TOPALLI: FOLI DREJTESIA, JU I CUAT TI VRISNI
Ndërhyri Topalli: Të tërheq vëmendjen. Je jashtë rendit të ditës
““Këto janë mësuar që në këtë sallë plenare për 50 vite të bënin prokurorin, edhe gjykatësin dhe kërkonin t’i varnin në litar. Të njëjtit jini , harrojini, mund të jesh sekretari i parë i Tiranës por si Xhelili nuk je mar qyqar, ik mar anej. Kur flet Gjykata ju duhet të heshtni. Të mbyllni gojën. Shteti ligjor nënkupton ndarjen e pushteteve. Ju që flisni çdo pyesni pak Luiza Xhuvanit, ai dhemb moj zionjë nënës djali që djali jot i vrua. Ai ishte nanë ajo moj zonjë, më dhimsesh edhe tij moj, do me fol, nuk është më kjo sall kinemaja ku kërkonit të varnin në litar, jo nuk varen në litar. Ka drejtësi dhe kur flet drejtësia duhet të heshtni. Ky është sistemi i 20 viteve përpara. Ju ikni, frikacakë të paburrë, i çoni për t’i vrarë. Frikanakë, e nuk votoni 3 ligjet. Boll keni vrarë 50 vite. Boll ka ikur koha juaj”
JA REPLIKAT
Sajmir Tahiri: O ministër si nuk të vjen turp për ata që ke vrarë, janë 4 vetë të vrarë.
Eduard Halimi: Ik, ore legen andej, ata i ke vrarë ti. Ti i nxore në Bulevard.
Sajmir Tahiri te podiumi i flet Halimit: Keni vrarë 4 veta, për këtë të përgjigjet ky ministër.
Jozefina Topalli: Në bazë të Rregullores të tërheq vëmendjen. Doli dhe ky trimi me fletë. Po të tërheq vëmendjen për herë të dytë se po prish seancën. Respekto rregulloren. Vazhdo fjalimin, zoti ministër.
Eduard Halimi: Sa 20 për qind përfitoi kryetari juaji i bashkisë duke shndërruar sheshet ku duhet të luanin fëmijët në pallate për klientët tuaj. Shko pyeteni para se të dilni në 23 qershor. 23 qershori është përgjigje për të gjithë, ne jemi ndryshimi.
Ilir Bejtja: Po si nuk të vjen turp ore për këto. Ulu, ulu aty...
Jozefina Topalli: Fjalën e ka Sajmir Tahiri.
Sajmir Tahiri: Sot u keni treguar shqiptarëve se është e rrezikshme, të kushton kokën të kesh të drejtë kur pushteti e ka gabim. Sot ju i vratë përsëri.....
Jozefina Topalli: Je jashtë rendit të ditës, jemi te ligji për Statistikat. Në bazë të rregullores të tërheq vëmendjen.
Reagojnë socialistët: Lëre të flasë...
Sajmir Tahiri: Meqë jeni tek pr/ligji i statistikave, meqë ju zonjë na kujtuat më përpara se ju vetë si nënë, si grua na ftuat të votonim tre ligjet. Nuk kam forcë edhe unë si qytetar, burrë e baba. Nuk kam forcë dhe nuk kam ndërmend t’ju kërkoj të hapni sytë sot. A e dini pse? Po jua kujtoj ju këtu ministrave dhe pastaj atij Agim Llupos dhe Prendit,se do vendosim drejtësi...
Jozefina Topalli: Je jashtë rendit të ditës. Mund të kishit regjistruar emrin për çështjet jashtë rendit të ditës.
Sajmir Tahiri: Në emër të familjarëve të Faik Myrtaj, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës, se askush nga këta nuk do të shpëtojë pa drejtësi. Ne sot nuk kemi më punë me këtë parlament. Vazhdoni vetë. (Deputetët e PS-së ikin nga salla)
Jozefina Topalli: Këta janë mësuar që këtë sallë plenare, për 50 vite këtu bënin prokurorin, sekretarët e parë të partisë, si ky zotëria këtu. Por që s’ka fuqi natyre, bënin edhe prokurorin dhe gjykatësin dhe kërkonin t`i varnin në litar. Të njëjtit jeni. Harrojeni, kanë ndryshuar kohët. Ti mund të jesh sekretari i parë i Tiranës, por si Xhelili (Gjoni) nuk mund të jesh o qyqar. Ik more andej. Kur flet gjykata ju duhet të heshtni, të mbyllni gojën. Shteti ligjor nënkupton ndarjen e pushteteve. Ju që flisni çdo ditë për pushtetin ligjor dhe i bini me Kamëz nga mëngjesi deri në dark, pa pyesni pak Luiza Xhuvanin. Ai i dhemb moj zonjë nënës djalin që i ka vrarë biri jot ! S’ishte nënë ajo që djali yt i vrau të birin apo gjykata nuk kishte asgjë për të dhënë. A ishte nënë ajo moj zonjë, apo nuk ishte nënë ajo
Luiza Xhuvani (flet nga salla): Mos kërko të mbrohesh me këtë. Nuk mund të mbrosh ti! Ti nuk je drejtësia. Do shihemi në Gjykatë!
Jozefina Topalli: Mua më dhimbsesh dhe ti moj. Do me fol ti, do me fol ti moj. Po nuk është kjo sallë si në kohët kur kërkonit për t`i varur në litar. Ka drejtësi këtu! Dhe kur flet drejtësia ju duhet të heshtni. Të gjithë duhet të heshtni kur vendos drejtësia. Ky është sistemi Ilir...
Ilir Gjoni: Zonja Topalli çfarë keni me familjarët e mi.
Jozefina Topalli: Ti nuk ke faj! Unë nuk kam gjë me ty! Unë nuk kam gjë e as më brezin tjetër, nuk fajësoj asnjëri, por parimit duhet t’i qëndrojmë. Ndarja e pushteteve. Flet drejtësia, të gjithë duhet të heshtin. Ju ikni! Frikacakë! Të paburra! I çoni për t`i vrarë dhe ikni. Ikanakë! Dhe nuk votoni tre ligjet. Boll keni vrarë, boll këto 50 vite, ka ikur koha juaj!
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com