Kuvendet e PD/ Berisha nga Tropoja: Ti me vasalët e tu po u ofron poste drejtorësh e zv.ministrash në qeverinë Rama në këmbim të 18 dhjetorit! Basha: Po poshtëron demokratët, lajm i rremë

TROPOJË- Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer pas disa kohësh në Tropojë, qytetin e tij të lindjes, ku ka vijuar me akuzat e tij në drejtim të Lulzim Bashës. Në një kohë që Lulzim Basha thotë se po takon bazën e partisë, Berisha e akuzon se ai po "blen" demokratët duke i kërkuar që të firmosin për '18 dhjetorin' dhe në këmbim do u japë poste drejtorësh dhe zv.ministrash në qeverinë e Ramës. Kjo sipas Berishës, është një tregues se Basha dhe Rama po bashkëpunojnë.  

" Në 8 vite peng kryetari që na çoi nga dështimi në dështim, me qëndrimet e tij defaktorizoj PD, e çoi para alternativës të jetë apo të mos jetë. 2 ditët e fundit, pengkryetari me një grusht vasalësh, po përpiqen që të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh, zv.ministra në kabinetin e Ramës", tha Berisha.

Kjo akuzë është mohuar kategorikisht nga Lulzim Basha, i cili thotë se kjo që po bën Berisha nuk është gjë tjetër veçse poshtërim i demokratëve.

"Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD", shkruan ndër të tjera Basha. 

Nga Tropoja, Berisha ka deklaruar se në Kuvendin e 11 Dhjetorit do të kalojnë shumë ndryshime statutore që në thelb kanë sjelljen e pushtetit tek vetë qytetarët. Ai  paralajmëroi që do të kalohet një nen në statut që do të quhet neni “Basha” dhe në të cilin parashikohet që nëse kryetari humb zgjedhjet ai do të largohet pa asnjë diskutim.

"Kemi një mijë arsye që të shndërrojmë PD në shtëpinë e lirisë. Statuti do sanksionojë kryetari po humbi zgjedhjet, largohet pa asnjë diskutim. Ky nen do quhet neni “Basha”. Është negativ, por le të na bëhet mësim sot e përgjithmonë që të mos përsëritet historia si kjo", tha ish-kryeministri.

Takimi u mbajt në Pallatin e Kulturës së qytetit të Bajram Currit, e ndërsa konsumoi edhe një kafe në Hotel Skëlzeni, me Flamur Nokën, deputetin Isuf Çela dhe ish-kryetarin e Bashkisë, Besnik Dushaj. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:23
Berisha i tha se po blen demokratët që të firmosin për 18 dhjetorin, Basha: Po ju poshtëron! Po përhap lajme të rreme

1637695377_Basha1.JPG

Vjen përgjigja e Lulzim Bashës për Sali Berishën. 

"Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i'a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët", tha Basha. 

Ora 18:09
FOTOLAJM/ Berisha rikthehet në Tropojë, por kaq truproja nuk i ka pasur kurrë! Pse ka frikë në vendin e tij të lindjes ish-kryeministri?

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvendosur 'Foltoren' e tij në Tropojë, në vendin e tij të lindjes. Ajo që u vu re është një prezencë shumë e madhe e truprojave, gjë që nuk është parë në 'Foltoret' e tij të mëparshme. Në krye të "murit të tij rrethues" qëndron Agron Kuliçaj, ish zv.ministër i brendshëm në kohën e PD-së. 

Pas prezencës së madhe të truprijave, lind pyetja: Pse ka frikë ish-kryeministri që të shkojë në vendin e tij të lindjes? 

Agron Kuliçaj në Foltoren e Berishës në Tropojë

Berisha i rrethuar nga truprojat në Tropojë
Ora 17:30
Berisha harron garën në PD, flet si kryeministër, premton rrugë dhe investime

 

Sali Berisha duket se e ka harruar garën e brendshme në Partinë Demokratike dhe ka nisur që t'i flasë demokratëve si kryeministër. Madje ai u jep premtime për ndërtime rrugën e heqje të doganave.

"Dogana në kufi me Kosovën, të largohet për qytetin e Kukësit, për Hasin, Tropojën, për Nikaj Mërturin, po ju duhet dhe do të qarkulloni pa doganë, këtë nuk e bën një njeri shpirt kazmë si Rama se po të kuptoj burimet e të ardhurave në këto zona, nuk do e bënte. Në Kukës hoqi nga ndihma ekonomike20 mijë familje, së  dytë rruga e Alpeve, po s'e bëri PD nuk e bën kush atë rrugë, ndaj dhe do të bëhet. Ia kam marrë hua kryetarit të komunës së Kala Dorës, ndërtuam rrugën Peshkopi-Kukës dhe duke mbajtur fjalimin thoshte "këtë rrugë përveç Sali Berishës nuk e bënte njeri, ne kemi projektin është 27 km rrugë, projekti është shumë i mirë, do flitet dhe me Kosovën që të përmbushë autostradën e Dukagjinit dhe Alpet i sjellë në sferën e turizmit", tha Berisha.

Ora 17:28
Berisha paralajmëron protesta: S'do bëjmë çadra ne, po jemi një ortek! Rama të marrë Bashën e ta bëjë ministër ose ta strehojë ku të dojë

 

Sali Berisha ka bërë me dije se ai do të rikthehet protestave për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama, e ndërsa nuk la pa thumbuar edhe Lulzim Bashën.

"Pengkryetarin merre dhe strehoje ku të duash, bëje ministër, por ne do të themi këtu, para këtyre zonjave dhe burrave se para se të vinte kutitë te votimit do votojmë me këmbë e duart tona me protesta deri sa të përmbysim narkoshtretin tënd, para se të bëhen zgjedhje, nuk do bëjmë çadra, ne do jemi ortek", tha Berisha.

Ora 17:25
Berisha njofton se një prej neve të statutit të PD do ia vë emrin 'Basha, ja për cilin bëhet fjalë

 

Sali Berisha nga Tropoja është shprehur se do të bëjë ndryshime në statut, madje një prej neneve ai do i vendosë emrin "Basha".

"Do quhet neni Basha, kur humbet zgjedhet do duhet të largohet, është negativ, por le të na bëhet mësim, që të mos përsëritet", tha Berisha.

Berisha përmendi edhe njëherë Azem Hajdarin.

"Azem Hajdari do shpallet president i përjetshëm i PD", tha Berisha.

Ora 17:08
Berisha nga Tropoja: Kur mësova se u shpalla 'Non Grata' mendova që t'i kërkoja ndihmë miqve të mi që i kam në të gjitha nivelet dhe partitë që ta hiqja si vendim

 

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kur mësoi vendimin se ishte shpallur 'Non Grata', ka menduar që të kërkonte ndihmë nga miqtë e tij që i kishte në të gjitha nivelet dhe partitë  për ta hequr. Megjithatë, ai tha se nuk e bëri për shkak se është i bindur se nuk ka asnjë provë.

"Pasi mësova se u shpalla 'Non Grata', unë pas dy orësh i bëra një letër ku i them që është një vepër korruptive e Soros dhe e Ramës. mendova me veten time, cilën rrugë do të ndiqja, kisha miq të shumë më shumë se kushdo tjetër në të gjitha nivelet dhe në të dyja partitët që të kërkoja ndihmën e tyre për ta hequr atë vendim, por thashë jo nuk do e bëj, sepse nuk do kërkoj ndihmë për aq kohë sa s'ka askush asnjë fakt dhe provë. Më cënoi dinjitetin dhe unë do e çoj në Gjykatë për shpifje. Kjo ma thjeshtësoi skemën, ishte një betejë për dinjitetin", tha Berisha.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gora: 02/12/2021 05:23

    ike o Sali se te provuam e si le gje pa bere SHqiperise ,je karte e djegure kote vjene verdalle me ata njerz qe paguan si gjithmon

    Përgjigju
  • Aliu: 01/12/2021 21:47

    Gjithe llumin me vete. Agron Kuliçaj, Myftar Lumneshi, Flamur Noka, Isuf Çelaj etj etj. Grabites e vrases me pagese, hadjute me kollare pafund.

    Përgjigju
  • Dhjetoristi: 01/12/2021 18:50

    Vajtja e Saliut në Tropojë,nuk ka pse të bëjë habi për askënd,pasi dihet historikisht se çdo kriminel para se të largohet nga kjo botë kthehet edhe një herë per të fundit në vëndin e krimit,prandaj nuk ka pse krimineli Sali të ndryshojë.

    Përgjigju
  • KASEM KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 01/12/2021 18:44

    Salheu është shum frikacak, hajdut, kriminel, tinzar. Ky njeri ka vrar shum djem të rinj. Po ky do ti paguaj kto krime se është futur në reth të kuq nga USA. E ky ska shanc ti shpëtoi USA. Kan qen burra më tē mdhenj në ktë Bot e sja kan dal dot me Amerikën. E jo më tja dali laskari salhe. Rroft USA.

    Përgjigju
  • Ola: 01/12/2021 18:42

    Po vjen prap zjarrvensi dhe varrmihsi i Shqiperise...nuk ka Amerike qe e ndalon ket perbindesh.Amerika duhet te marr ne dor mbrojtjen e vendit nga ky monster qe per interesat e tija do ti vej flaken serish

    Përgjigju
  • Njoni: 01/12/2021 18:33

    Po osht e thjesht ta kuptosh pse berisha ka aq shum truproje në tropoje.. Se atje ka bo maskra mi te keqen nona. Vrau gjysmen e tropojes. Ka vra cunat mete Mir te tropojes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore