Kuvendi, Bushati: PD, sulme të
turpshme ndaj ambasadorëve

Kuvendi, Bushati: PD, sulme të<br />turpshme ndaj ambasadorëve
Seanca e sotme plenare ka kaluar pa debate, pasi në Kuvend nuk ka qenë as opozita, por as Ben Blushi.
 
Pjesa e parë e diskutimeve u fokusua te çështja e financimit rrugës Tiranë-Elbasan me 35 mln Euro, që u miratua nga Kuvendi.
 
Balla kërkoi hetim për qeverinë Berisha, pasi sipas tij rruga nisi pa projektin gjeologjik duke shkaktuar më pas edhe rrëshqitjen e dherave.
 
Taulant Balla kërkoi edhe dëmshpërblimin e banorëve që preken nga rruga. 

Gjithashtu Balla u shpreh se Basha "Që mban sot peng bulevardin nga KLSH u gjet përgjegjës për një dëm të shkaktuar 230 mln  Euro për rrugën Durrës-Kukës dhe sot segmenti është i pambaruar".
 
Ndërsa ministri Dervishaj u shpreh se e kupton shqetësimin e deputetëve, referuar debatit me socialistët te 'ligjet' por ku ka shpërdorim do merren masa, por qëllimi ynë është të përfundojmë rrugën.
 
Në fund të seancës ministri Bushati akuzoi PD për sulme ndaj ambasadorëve në Shqipëri për t'iu shmangur Drejtësisë.
 
"Deklaratat e Bashës dhe të Berishës të turpshme. PD fushatë kundër ambasadorëve, sulme të praprecedenta. Mogerini dhe Han u vunë kapak spekulimeve të PD"tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi dje ligjin e Vettingut projekt mafioz, ku sipas tij janë të përfshirë edhe diplomatë të mëdhenj në Tiranë.

Zhvillimet nga Kuvendi

Ora 14:30 Kuvendi i hap rrugë ndërtimit të kullës 350 m të lartë
Me 78 vota pro dhe një abstenim Kuvendi ka miratuar vendimin për hapjen e negociatave për të firmosur marrëveshjen e ndërtimit të kullës ikonike në Tiranë.
 
Firma arabe “Al Habtoor Investment” që do ta ndërtojë kullën ka kërkuar të përjashtohet nga taksat për 15 vite.
 
Për këtë projekt firma arabe do të investojë 250 milion dollarë, ndërsa pritet të ndërtohet për 3 vite.

Ora 13:30 Votimi i rendit të ditës, miratohet fondi për Rrugën Tiranë-Elbasan
Projektligji “Për financat e vetëqeverisjes vendore” Shtyhet
Projektligj “Për investimet e huaja” 80 vota pro
Projektligji “Për Policinë e Shtetit” Shtyhet
Projektligji  "Për prokurimin publik” 79 vota pro
Projektligji për huanë e politikës së zhvillimit të konkurrueshmërisë 80 vota pro
Projektligj për financimin shtesë për projektin e rrugës Tiranë – Elbasan 79 pro, 1 abestenim
Projektligj në lidhje me rritjen e përgjithshme të 5-të të Bankës Islamike 80 vota pro
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes me Italinë për arsimin 80 vota pro
Projektligji "Me BERZH për zhvillimet mjedisore" 79 vota pro
Projektligji  për Trans Adriatic Pipeline AG 80 vota pro
Projektligji me BERZH për huan e sektorit financiar 80 vota pro
Vendimi për Kullën ikonike në Tiranë miratohet me 78 vota pro, 1 abestenim
Projektvendim për Strukturën e Autoritetit të Konkurrencës 80 vota pro
Projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së AMA-s për 2016, 80 vota pro

Ora 12:55 Bushati: PD, sulme të turpshme ndaj ambasadorve
Ndërsa ministri i Jashtëm Bushati u shpreh se PD është peng e influencave anti-europiane, prokurorëve të korruptuar dhe një pjese të saj të korruptuar, prandaj nuk duan zgjedhjet.
 
Bushati tha se sulmet e Bashës dje dhe të Berishës ndaj ambasadorëve janë te paprecedenta dhe po behen per te bllokuar Reformen ne Drejtesi.

"PD  për fat të keq duket sot peng e influencave anti-europiane, prokurorëve të korruptuar dhe një pjese të saj të korruptuar dhe duan të marrin peng PS dhe këtë koalicion nga pjesëmarrja në këto 4 vite.
 
Deklaratat e Bashës dhe të Berishës të turpshme. PD fushatë kundër ambasadorëve, sulme të praprecedenta. Mogerini dhe Han u vunë kapak spekulimeve të PD"tha ai. 

Ora 11:55 Ministri Sokol Dervishaj: Ka munguar studimi i plotë gjeologjik për rrugën Tiranë-Elbasan
Ministri Dervishaj u shpreh se kërkojmë një fond prej 35 mln Euro, pasi gjatë punimeve të rrugës ka pasur një aksident.
 
"Rrëshqitja e dherave në zonën e Ibës prej 10 km për shkak se nxitmi për ta përfunduar sa më shpejt krijoi problematikën e shfaqur.
 
Rruga do të përfundojë brenda vitit. Unë i kuptoj shqetësimet e deputetëve, ku ka shpërdorim do merren masa, por qëllimi ynë është të përfundojmë rrugën
" u shpreh ai.

Ora 11:45 Meta: Bashkohem me shqetësimet e Ballës, të lutem ministër merr fjalën dhe jep sqarime për çështjen.
 
Ora 11:30
Balla: Hetim për rrugën Tiranë-Elbasan, Basha dëm 230 mln Euro për rrugën e Kombit

N/kryetari i grupit të PS, Taulant Balla i ka dhënë fund debatit duke kërkuar votimin e shtesës së fondit të kërkuar nga ministria e Transportit për fondin 35 mln Euro për rrugën Tiranë-Elbasan që shkaktoi debate te 'Ligjet' mes socialistëve.
 
Por gjatë fjalës së tij, Balla kërkoi nga prokuroria hetime për të vendosur para përgjegjësisë drejtuesit e qeverisë Berisha që nsiën rrugën pa studimin gjeologjik.
 
Gjithashtu Balla u shpreh se Basha "Që mban sot peng bulevardin nga KLSH u gjet përgjegjës për një dëm të shkaktuar 230 mln  Euro për rrugën Durrës-Kukës dhe sot segmenti është i pambaruar".
 
Fjala e Taulant Ballës
'Rruga Tiranë-Elbasan është shembull për të ndryshuar procedurat e prokurorit dhe supervizimit në Shqipëri.
 
Punimet u zgjatën kaq shumë për rrugën për shkak të projektimit të kësaj rruge, rast i ngjashëm Qukës-Qafë Pllocë.
 
Në 4 vitet e ardhshme duhet të mendojmë për reformimin e ARRSH, për të krijuar një strukturë për projektimin e rrugëve.
 
Në rrugën Tiranë-Elbasan kanë ndodhur një mori rrëshqitjesh, pasi një studium gjeologjik duhet të kishte përcaktuar cdo gjë.
 
Rrugët u nisën për fitime elektorale. KLSH ka kryer një audit dhe raporti i tij bashkë me procedimet e nisura duhet të qartësojnë përgjegjësitë dhe autoritetet e asaj kohe në 2011 kur ka filluar prokurimi do të mbajnë përgjegjësi, si ka nisur rruga në një trase të pa studiuar.
 
Si deputet i Elbasanit i kërkoj ministrit t'i japim zgjidhje kërkesës së banorëve ku kalon rruga, pasi në Gracen janë dëmtuar kanalet vaditëse.
 
Shpresoj të mbaroj rruga në 31 tetor, por nuk është mbyllur dëmshpërblimi për pronarët ku kalon rruga.
 
Ne mbështesim kalimin e kësaj marrëveshje për financimin e plotë të rrugës, sikur është sjellë nga drejtuesit e Ministrisë së Transporteve.
 
Duhet një transparencë për të gjitha rrugët e Shqipërisë që u lanë rrugëve, si ajo Durrës-Kukës.
 
Ai që mban sot peng bulevardin nga KLSH u gjet përgjegjës për një dëm të shkaktuar 230 mln  Euro për rrugën Durrës-Kukës dhe sot segmenti është i pambaruar.

 
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij