Kuvendi debat për buxhetin dhe vettingun në politikë, Balla-opozitës: E dinim se do vinit, votoni Reformën Zgjedhore

Kuvendi debat për buxhetin dhe vettingun në politikë, Balla-opozitës: E dinim se do vinit, votoni Reformën Zgjedhore

Taulant Balla dhe Edmond Spaho

TIRANE-Pas rikthimit të opozitës në Kuvend, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që dekreti i Presidentit Meta ditën e enjte për buxhetin, por edhe drafti për vettingun në politikë të premten të zhvillohen me debat. Shumica dhe opozita kanë rënë dakord që nga grupet të vendoset koha për debat për këto dy pika.

Kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho tha se opozita është rikthyer në Kuvend për studentët dhe vettingun në politikë. Ai shtoi se me ‘Ramën kryeministër vendi nuk ka normalitet’. Përsa i përket draftit të vettingut në politikë, Spaho u shpreh se ‘Nuk ishte i nevojshëm dërgimi në Venecia”. Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi se shumica depozitoi sot në Kuvend draftin e Reformës Zgjedhore sipas variantit të shumicës, ndërsa i bëri thirrje opozitës që ta miratojnë.

“Përshëndes rikthimin e opozitës në punën normale të Kuvendit. Të votojmë së bashku Reformën Zgjedhore. Sot e kemi depozituar në Kuvend duke ditur se ju do të riktheheshit. Ta miratojmë së bashku të enjten ose të premten” tha ai. Ndërsa kryetari grupit të LSI, Petrit Vasili u shpreh pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve se “seanca e së enjtes është shumë e rëndësishme, pasi shumica ka shansin për të plotësuar kushtet e studentëve”. Pas pesë muajsh opozita ditën e enjte do të rikthehet në Kuvend, ndërsa brenda kësaj jave do të zhvillohen dy seanca, pasi të premten është planifikuar vettingu në politikë për t’u diskutuar (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja