Opozita thyen bojkotin, të enjten në Kuvend, Kryemadhi: Nuk do ta lëmë Ramën të tallet me studentët

TIRANE-Opozita do të rikthehet në Kuvend në seancën e së enjtes së kësaj jave pas pesë muajsh duke thyer bojkotin e nisur që në datën 23 korrik të këtij viti. E ndërsa një pjesë e deputetëve e shpëtuan mandatin në seancën e kaluar (lexo këtu), pjesa tjetër e grupit të PD dhe LSI-së afatin e fundit e kishte në 23 janar të vitit tjetër, pasi në të kundërt do të humbnin mandatet (lexo këtu).

Por kryetari i PD, Lulzim Basha u ka komunikuar sot aleatëve opozitarë vendimin për thyerjen e bojkotit dhe rikthimin në seancat e së enjtes dhe të premtes në Kuvend. Në përfundim të takimit me Bashën në selinë blu, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se “nuk do të lejojmë që Rama të tallet me studentët”.

“Ne të rikthyer në parlament jemi, nuk kemi ikur ndonjëherë. Do të jemi në seancë për ata studentë që Rama tallet dhe i manipulon. Nuk i ka bërë Rama ditët dhe nuk është aq i zoti, se nuk është as doktor shkencash as piktor, por një kryeministër i lidhur me krimin, që vjedh paratë e studentëve për xhepat e tij.

Nuk mund të rrijë si fëmijët e qeveritarëve dhe të vetët duke vjedhur bukën dhe kafshatën e fundit të studentëve” tha ajo. Ditën e enjte në Kuvend shumica pritet që të rrëzojë dekretin për buxhetin që riktheu Presidenti Meta, ndërsa të premten deputetët do të mblidhen për draftin e PD-së për vettingun në politikë, të cilin e rrëzoi Komisioni i Venecias.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 18/12/2018 15:29

    Hallall po i hangri vet por me rrogen qe merr thot Monika p... madhi thot nuk me dalin as me pagu zezaket me ba seks se 2 her ne muj del jasht shqiprie per te ber seks me pages

    Përgjigju
  • Qytetari i thjesht: 18/12/2018 14:41

    Ju lutemi redaksis se reportit a mund te interesoheni nese deputeti nqs nuk paraqitet në pune per 5.5 muaj a paguhen me rroge sepse interesohem per arsye se taksat e shqiptareve ta dijm ku shkojn me te drejt apo kush i ha qyl.....dhe te lexoj populli dhe ta mari vesh te paguaj apo jo taksa per dembelat

    Përgjigju
  • taku: 18/12/2018 14:16

    Kush shpresonte se do digjnin mandatet kta politikan ka genjyer veten. cdo gje ne sekondat e fundit bejn gam gam 5 muaj rresht dhe ne fund gjeten arsyen per te marr pjes ne nje seance. dhe kete e shesin se po e bejne per te miren e studenteve. do bejne mire te ikin prap per 5 muaj te tjere se do na shpifin te enjten

    Përgjigju
  • Roza: 18/12/2018 13:42

    Sa te pafyyre!!! Pse nuk i dogjet mandatet? Na rropet o agallaret e kombit. Nuk lini asnje cent tju iki nga dora. Nuk u ngope o Mona me tere ato vila e florinj qe I je vjedhur ketij vendi.

    Përgjigju
  • Tirona: 18/12/2018 13:38

    Shkoni nxirni leket e pilafit.

    Përgjigju
  • Rruqja: 18/12/2018 12:56

    ZONJA KRYEMADHI DHW ZOTI FLOK LEPIRI I P.D.KTE PROTEKS NUK E GELLTIT AS QENI I RRUGEVE TE TIRANES JO POPULLI SE DIHET BOTRISHT QE HAJDUTET I BEJNE LLOGARIT SHUM MIRE DHE JUVE ME GJITH ATE KOMUNSTIN E PJERDHUR JU DJEG BYTHA JUAJ JO HALLI I STUDENTEVE SE ATYRE JA KENI VEN KEMBEN NE FYT QE HERET.TURP PER JU QE MBANI EMRIN DEPUTET E POPULLIT ME MIRE DO ISHTE DEPUTET HAJDUTA .KENI DAL LAKURIQ FARE (CUPLAK ) NE E GJITH BOTES .TURP .

    Përgjigju
  • Ilir: 18/12/2018 12:44

    Mos harroni te merni me vehte fjalorin e rruges, vezet,dhe tymuesit. Shqiperia ndodhet aty ku eshte se ska alternative.

    Përgjigju
  • Leshelija: 18/12/2018 12:25

    Të plasi thumbi ty o Monika për studentët, ti ke hallin e mandatit tënd o buce femër.

    Përgjigju
  • albblog: 18/12/2018 11:47

    gjith keto kohe paguheshin kot fare....edhe tani kthehen ne parlament per te vazhduar marjen e rrogave kot...sepse nuk kan asnje lloj argumenti per te miren e popullit por vetem shkatero, vidh edhe bej zhurem ne per ruge edhe televizione....njerezit me te qelbur te shqiperis jane keta te PD-se

    Përgjigju
  • Erti: 18/12/2018 11:32

    Pasi paguhen nga taksat tona me ne fund vendosen te punojne nje dite per te justifikur rrogen qe marrin, ne qe punojme ne privat nje dite mos te shkojme dhe na iken vendi I punes. Ndersa keta derra rrine 5 muaj e 29 dite pa vajtur (gjoja vend pune) dhe marrin ate rroge qe marrin. A ka nje institucion qe merret me kete apo do vazhdoje akoma rrumpalla tek ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën